Në magjistralen Vranjë-Bujanoc, në afërsi fshatit Neradoc ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë veturat Opel Corsa dhe Volkswagen Bora, shkruan TV Vranjska plus.
Në këtë pjesë të rrugës është ndalur qarkullimi, ndërsa policia po hulumton shkaqet e aksidentit.
Nga vendngjarja, nuk dihet nëse kanë mbetur persona të lënduar nga ky aksident./LUGINALAJMI/