Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka thënë sot se mbështetja për aplikimin e Prishtinës për pranim në Këshillin e Evropës është shpërblim për Albin Kurtin për politikën e tij antiserbe.
Në një postim në Twitter, ambasadori rus tha se nuk ishte rastësi që ky vendim është marrë pas “zgjedhjeve të rreme” në katër komuna serbe.
“Përkrahja nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës të Prishtinës për aplikimin për pranim në organizatë është në fakt një shpërblim nga Perëndimi për ‘kryeministrin’ e Kosovës Kurti për politikën e tij antiserbe. Nuk është rastësi që vendimi përputhet me ‘zgjedhjet’ e rreme në katër komuna provinciale. “Nuk mendoj se është e nevojshme të dëshmohet se Prishtina po ndjek kursin e SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar diplomati rus.