Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, ka pritur dje në takim, kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Lajmin mbi takimin e zhvilluar në Preshevë e ka bërë të ditur vet këshilltarja e kryministrit për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nëpërmjet një postimi në facebook.
“Në cilësinë e Këshilltares politike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginë, takova kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Nevzad Lutfiun.
Fillimisht z. Lutfiu i urova detyrën e re në krye të KKSH.
Bashkëpunimi, bashkërendimi dhe bashkëkoordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për arritjen e synimeve tona të përbashkëta.
Pikërisht këto tema ishin thelbi i bashkëbisedimit tonë të sotëm” – ka shkruar Sinani.
Kujtojmë që gjatë javës së kaluar në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar u zgjodh Nevzad Lutfiu pas një “maratone” bisedimesh ndërmjet subjeketeve politike, dhe pas dështimit të zgjedhjeve të drejtëpërdrejta, nga ku fituesi i dy palë zgjedhjeve, Ragmi Mustafi i PVD-së, u tërhoq nga synimi i të parit të KKSH-së, përkundër që morri mbështetjen më të madhe të qytetarëve dhe kështu krijoi kushte që ky institucion i vetëm shqiptar të mos shuhet./LUGINALAJMI/