• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Drafti për Asociacionin, Kurti: Vërejtjet ia kam dërguar Lajçakut, nuk mund t’i publikoj

7 Nëntor, 2023
in Lajme, Rajoni
Kryeministri i Kosovës për marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel dhe Ohër: Insistojmë në zbatim të plotë, pa vonesa dhe kushte
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka dërguar vërejtje për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor.

Shefi qeveritar, gjatë vizitës së tij në rajonin e Dukagjinit, nuk pranoi të jep detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai para gazetarëve tha se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mija. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar, por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai.

Kurti u pyet edhe për pakënaqësitë e dy njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës, të cilët sot kishin paraparë sërish një protestë, por e cila u pezullua.

Kreu qeveritar tha se kanë investuar mjaft shumë për zvogëlimin e rrezikshmërisë për policët, mirëpo do të takojë të njëjtit për të parë sesi të vazhdohet tutje.

“Ne jemi të interesuar të zvogëlojmë rrezikshmërinë për policinë tonë, por kjo zvogëlohet pikërisht duke investuar në pajisje dhe mjete pune. Dallimi në investime sa i përket mjeteve të punës dhe pajisjeve që ulin rrezikshmërinë për policinë tonë sivjet është 21 herë më i lartë sesa para dy vjetëve. Në vitin 2021 investimi ka qenë më pak se gjysmë milioni euro sivjet është mbi 9 milionë euro. Rrjedhimisht ne po investojmë shumë për zvogëlimin e rrezikshmërisë për policinë tonë. Patjetër se unë do t’i takojë dhe kontaktojë për të parë se çka më tutje. Por të keni parasysh se të njëjtën kohë unë e kam dhënë qëndrimin se ka shtesa jashtë orarit, shtesa për rrezikshmëri dhe se do të ketë investime të vazhdueshme për policinë tonë”, theksoi Kurti.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Dje ai takoi kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi, derisa sot priti në takim liderët opozitarë dhe disa prej ambasadorëve të akredituar në Kosovë./Kp/Telegrafi/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:07 am, 9 Maj, 2025
temperature icon 9°C
i kthjellët
Humidity 89 %
Pressure 1016 mb
Wind 5 mph
Wind Gust: 8 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:17 am
Sunset: 7:40 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

8 Maj, 2025
Konferencë mbi qëndrimet e të rinjve shqiptarë ndaj Planit shtatëpikësh: “Mungesë implementimi dhe probleme të papranueshme që kërkojnë zgjidhje” (FOTO)

Konferencija o stavovima mladih Albanaca prema ‘Planu od sedam tačaka’: „Neadekvatna primena i neprihvatljivi problemi koji zahtevaju rešenje“ (FOTO)

8 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET