• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kjo është arsyeja pse 20 vjeçari ekzekutoi tetë persona dhe plagosi 15 të tjerë në Mlladenovc të Serbisë – ja çka ka deklaruar autori para hetuesisë

12 Maj, 2023
in Rajoni
Kjo është arsyeja pse 20 vjeçari ekzekutoi tetë persona dhe plagosi 15 të tjerë në Mlladenovc të Serbisë – ja çka ka deklaruar autori para hetuesisë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

20 vjeçari Urosh Bllaziq, i cili javën e kaluar vrau tetë persona dhe plagosi 15 të tjerë, ka treguar para hetuesve se çfarë e shtyu të kryente këtë krim.

Serbi dyshohet se këtë masakër e ka kryer për shkak se ka pasur probleme në shkollë.

Ai tha gjithashtu se banorët e zonës e kanë tallur dhe se kanë komplotuar kundër tij, raporton blic.rs.

Në vitin 2021 ka gjetur një kallashnikov dhe një pistoletë në papafingo të shtëpisë. Ai shkonte herë pas here në një poligon çitjeje dhe dyshohet se ushtronte të shtënat në bodrumin e shtëpisë së tij.

Siç ka deklaruar, ai ka ushtruar me armë në bodrumin e shtëpisë duke qëlluar thasët me rërë. Babai i tij, Radisha Bllazhiq, është nënkolonel i ushtrisë serbe dhe ndërkohë është arrestuar.

Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka përdorur i dyshuari Radisha Bllazhiq, policia ka sekuestruar disa qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, gëzhoja municioni, një pistoletë dhe një armë tjetër. Ai akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Ndonëse banorët e fshatit ku ka kryer krimin thonë se Blazicin e kanë njohur vetëm sipërfaqësisht, ai insiston në historinë e talljes.

“Talleshin, talleshin dhe vetëm talleshin. Vendasit po komplotonin kundër meje”, tha ai duke shtuar se fshatarët kanë folur gjëra të këqija për babanë e tij.

Siç ka thënë ai, fëmijët e kanë tallur sepse e kishte lëkurën e trupit më të errët dhe pinte alkool.

Gjatë dëshmisë së tij, në të cilën u përpoq të justifikonte krimin monstruoz, ai përmendi edhe mënyrën se si shoqërohej me personazhe publike.

Ai tregoi se si ishte i afërt me disa njerëz që merrnin pjesë në reality shoë, madje këtë e përmendi si arsyen e xhelozisë që pretendonte se të tjerët kishin ndaj tij.

Bllazhiq është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. Me këtë rast ka treguar se si ka dashur ta “trembë fshatin”./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:09 am, 11 Maj, 2025
temperature icon 10°C
i kthjellët
Humidity 77 %
Pressure 1017 mb
Wind 0 mph
Wind Gust: 1 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:15 am
Sunset: 7:43 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

OVL-ja e thyen heshtjen: Ne i thirrëm takimet për bashkimin politik shqiptar në Bujanoc

OVL-ja e thyen heshtjen: Ne i thirrëm takimet për bashkimin politik shqiptar në Bujanoc

9 Maj, 2025
Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

8 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET