• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kryeministri i Kosovës për marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel dhe Ohër: Insistojmë në zbatim të plotë, pa vonesa dhe kushte

11 Maj, 2023
in Rajoni
Kryeministri i Kosovës për marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel dhe Ohër: Insistojmë në zbatim të plotë, pa vonesa dhe kushte
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se Kosova insiston në zbatim të plotë e të përpiktë të marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe Ohër.

Kurti përmes një konference për media tha se takimi me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është si vazhdim i takimit të 2 majit që u zhvillua në Bruksel, siç u shpreh ai “përgatitje e takimit që do të zhvillohet me ekipin negociator”.

“Insistimi ynë është ajo çfarë jemi dakorduar: zbatim i plotë, i përpiktë i secilit nen pa vonesa dhe pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon në përmbajtje por vetëm në koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshme dhe për neve ishte e rëndësishme që sot ta konfirmojmë më emisarin lajcak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika aneksi i zbatimit në Ohër”, ka thënë Kurti.

Ai tutje tha se: “Tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë e ta shkruajmë bashk më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vet menaxhimit, siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar duke mos anashkaluar edhe nenin 10. Ky është synimi ynë paralelisht me atë që duhet të ketë implementim të plotë dhe më të shpejt. Bisedimet janë duke u zhvilluar. Pas Kosovës Lajçak do të shkoj edhe në Serbi dhe në javën e ardhshme besoj që do të kemi një takim”.

Ndryshe, sot emisari e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti. /Telegrafi/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:28 am, 11 Maj, 2025
temperature icon 8°C
i kthjellët
Humidity 83 %
Pressure 1017 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 2 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:15 am
Sunset: 7:43 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

OVL-ja e thyen heshtjen: Ne i thirrëm takimet për bashkimin politik shqiptar në Bujanoc

OVL-ja e thyen heshtjen: Ne i thirrëm takimet për bashkimin politik shqiptar në Bujanoc

9 Maj, 2025
Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

8 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET