Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve lokale në Medvegjë, që u mbajtën më 17 dhjetor 2023, lista e vetme shqiptare “Partia Demokratike Për Medvegjën – Fehmi Beha” fitoi vetëm 2 mandate nga 25, komplet të parëndësishëm e insignifikant përballë listës së SNS me 23 mandate.
Në zgjedhjet e kaluara shqiptarët në dy lista kishim fituar 3 mandate. Përderisa medvegjasit kujtojnë jo larg kur mbanin edhe poste të larta në komunë.
Si për shembull vazhdimisht kanë fituar zëvendëskryetarin e asamblesë komunale, zëvendëskryetarin e komunës e në nëntorin e vitit 2014 pas vdekjes së kryetarit Slobodan Drashkoviq, ushtrues i detyrës së kryetarit të komunës së Medvegjës me fuqin e ligjit ishte Florim Sahiti.
Për herë të parë parë e si duket edhe hera fundit në histori një shqiptar ishte i pari i Medvegjës.
Si ndodhi dhe pse ndodhi?
Në Medvegjë për një kohë të gjatë ka dominuar vetëm një parti, Partia për Veprim Demokratik, ajo kishte arritur që të homogjenizonte trupën shqiptare votuese. Madje edhe kishte apeluar se “impikimet e partive politike nga Presheva do të ishin me pasoja të paparashikueshme”
Për një kohë të gjatë përmes thashethemeve të gjeneruara nga pushteti serb shumë personalitete të PVD-ës ishin shënjestruar për të I denigruar, madje edhe disa portale si në Medvegjë e në Kosovë kishin rënë po në këtë grackë të përçarjes së shqiptarëve.
Fillimisht, nga PVD-ë ishte larguar Bajram Mustafa nënpunës i Gjykatës së Lebanës i cili në vitin 2010 formoi degën e Partisë Demokratike së bashku me Gani Krasniqin profesorin e gjuhës ruse. Më pas nga PVD-ë ishte larguar Fehmi Beha në rrethana të pa shpjegueshme kur shqiptarët kishin pushtetin më të madh në Medvegjë.
Demonizimi kishte arrit kulmin vitet e fundit kundër liderit të PVD-ës në Medvegjë, Florim Sahiti I cili është nga një familje patriotike së bashku me vllaun e ndjerë Lulzimin kishin arrit të përballen edhe fizikisht me pjesëtarët e “Xhandarmërisë”
Në anën tjetër APN-ë hyn në politikë përmes biznesmenit venedikas Marko Salihit që premtonte madje ndryshim e kursit të autostradës i cili më pas përafrohet me Sami Salihun LRPDSH.
Në ndërkohë Fehmi Beha organizon “Grupim Qytetar” e në skenë paraqiten edhe Bislim Musliu si Kryetar I Klubit të vendlindjes „Trojet“, Fadil Selmani nga Shoqatat LSHPMVZ dhe anët i KShGj, Arben Ferati si Aktivisit i shoqërisë civile, Burim Uka, si Drejtues i„MedvegjaForum“ dhe Flora Ferati-Sachsenmaier si studiuese si dhe disa të tjerë si Haki Emini nga PLD që gjenerojnë narracion të përplasjes dhe përçarjes.
Kundërshtohej gjenerata e themeluesve të PVD-ës organizatorët e referendumit të ’92 dhe sulmoheshin madje pa mëshirshëm Florim Sahiti, Kadri Hiseni, Ismet Kadriu, Ismajl Hajdini Leme Xhemës, Rexhep Abazi, Sokol Musliu, Lirona Zuka, Haki Kadriu e shumë të tjerë duke iu veshur përgjegjësia dhe kompetencat që nuk kishin. Me fajin e vetëm mbajtjen gjallë frymën e natyrshme të përkatësisë – shqiptar të Medvegjës.
Në zgjedhjet lokale të 17 dhjetorit PVD-ë në Medvegjë për herë të parë parë nuk mori nuk mori pjesë në zgjedhje. Ftoi aktivistët dhe anëtarësin të votojnë për listën shqiptare.
PVD-ë është mundur në Medvegjë, por me të janë munduar edhe shqiptarët atjeshëm.
Ka edhe shumë faktorë që kanë ndikuar që Medvegja të ketë përfaqësimin më të ulët e të parëndësishëm në Asamblen komunale, si pasivizimi, diskriminimi mungesa e zhvillimit ekonomik, prapambeturia etj, etj,.
Megjithatë goditjen fatale ia kanë dhënë vet shqiptarët e Medvegjës, pjesa e të cilës nuk jeton fare aty.
Autori i tekstit është intelektual nga Medvegja