Fushata parazgjedhore e vlefshme për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, sot do të transferohet në Prishtinë.
Kjo për faktin që Lëvizja Vetëvendosje, do të organizoj tubim elektoral në përkrahje të hapur listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, me qëllim të masovizimit të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për këto zgjedhje.
Në ketë tubim, përveç Shaip Kamberit, si bartës i litës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, dhe krerët e pesë partive politike që janë pjesë e këtij koalicioni.
Tubimi, do të mbahet të mërkuren, sonte me fillim prej orës 19:00h, në amfiteatrin e Fakultetin të Arkitekturës në Prishtinë./LUGINALAJMI/