Në zgjedhjet e djeshme për Bashkësinë Lokale në Tërnoc, kryetari akatul, Mustafë Alishani, ka mbledhur numrin më të madh të votave, 566 vota gjithsejt.
Në katër vendvotimet sa ishin hapur për zgjedhjet e Bashkësisë Lokale në Tërnoc, Alishani ka mbledhur numrin më të madh të votave, krahasur me 19 kandidatët e tjerë, që hyjnë në ketë garë.
Kujtojmë që BL e Tërnoci, numëron 19 anëtarë të pleqësisë, ku 19 më të votuarit e djeshëm, do të duhet të zgjedhin kryetarin e ri me mandat katër vjeçar.
Ndryshe, kryetari aktual Mustafë Alishani, vlerësohet tek tërnocasit për angazhimin që e bënë për përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit në parkun e fshatit./LUGINALAJMI/