Pas përkeqësimit të situatës në very të Kosovës, respektivisht pas bllokimit të
objeketeve komunale nga serbë lokal, ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka kërkuar nga dy kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, që bashkë me zëvendësat e tyre të vendosin flamurin e Kosovës në ndërtesat e komunave.
Përmes kësaj kërkese, Mustafi iu është drejtuar krerëve lokal në Preshevë dhe Bujanoc, duke iu thënë: “Bëhuni patriota. Merne përgjegjësinë. Ta shofim reagimin e institucioneve ligj zbatuese të Serbisë a është në proporcion me reagimin në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.
Ndryshe, Mustafi në mënyrë sakarzme i është drejtuar, kryetarit të Preshevës, pasi që I njejti pat deklaruar që me pas qenë deputet (në vend të Shaip kamberit), e kisha ndu flamurin e Kosovës.
“Edhe ashtu njonji thojke mu pas kon deputet në Beograd e kisha ndu flamurin e Kosovës. E ki shanxën – iskoristi priliku skizi” – ka shkruar Mustafi në facebook.
Kujtojmë që situate politike është përkeqësuar në veri të Kosovës, pasi që sebët lokal atje nuk morrën pjesë në zgjedhje për kryetar të komunave, dhe ato u fituan nga kandidatët shqiptarë. Qytetarët mirë të orkestrauar kanë peguar punën e krytarëve shqiptarë, në ditën e tyre të parë të punës./LUGINALAJMI/