Pjesëtarët e MPB-së në Bujanoc kanë ndriçuar dy vjedhje të rënda dhe kanë arrestuar S.R.(1999) dhe E.I.(2004) nga Bujanoci, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se këto vepra penale i kanë kryer si bashkëpunëtorë.
Dyshohet se gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti kanë hyrë në dy shtëpi familjare në territorin e Komunës së Bujanocit, nga të cilat disa herë kanë vjedhur pajisje elektronike, mobilie, qilima dhe perde dhe më pas i kanë shitur.
Pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të tyre.
S.R. dhe E.I janë mbajtur deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do t’i dërgohen prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë./LUGINALAJMI/