Në kuadër të projektit “Kthimi në tregun e punës”, i cili u promovoua nga “OFER” nga Bujanoci dhe që është pjesë e “Forcimit të sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor” u zhvillua edhe aktiviteti i fundit. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian ndërsa programi po zbatohet nga programi UNDP.
Ngjarja “person për person” dhe prezantimi i të gjitha aktiviteteve të projektit u organizua dje si një lloj diskutimi i drejtpërdrejtë ndërmjet të kthyerve të integruar në sistemin e Republikës së Serbisë pas kthimit të tyre dhe përfituesve të drejtpërdrejtë.



