UNIVERSITETI I TETOVËS
‘’FADIL SULEJMANI’’
FAKULTETI PEDAGOGJIK
PROGRAMI STUDIMOR: ARSIM ELEMENTAR
PUNIM SEMINARIK
Lënda:Teoritë Bashkëkohore të edukimit
Tema: Roli i bashkëpunimit prindër-edukator nëmotivimin e fëmijëve për të nxënë
Studentja: Tina Shahini
PËRMBAJTJA
HYRJA
Bashkëpunimi prind-edukator në motivimin e fëmijëve për të nxënë
Ndërtimi i një mardhënie efektive me prindërit
Si mund të përmirësohet marrdhënia prindër-edukator/e………………………………………..
Komunikimi në mes kopshtit dhe familjes
Komunikimi në motivimin e fëmijëve për të nxënë………………………………………………
Roli i prinderve
Përfitimet e fëmijës…………………………………………………………………………………………..
Përfitimet e edukatorës………………………………………………………………………………………
Komunikimi i mirë dy anësor
Strategjitë e komunikimit…………………………………………………………..
Rekomandimet
Rekomandimet për edukatoret
Rekomandime për prindërit:
REFERENCATBIBLIOGRAFIKE…………………………………………………………………….
HYRJE
Në pjesën hyrëse do të bëhet një përmbledhje epërshkrimit të qëllimeve të këtij punimi. Mosha e fëmijërisë së hershme është ndër moshat më kryesore për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Bashkëpunimi ndërmjet IP dhe familjes ka një rëndësi të madhe përarritjet e qëllimet arsimore dhe ku familja luan një rolshumë të rëndësishëm në jetën e fëmijës.
Një ndër veçoritë më të rëndësishme të një bashkëpunimi të frytshëm të prindërve me edukatorenështë kur komunikimi mes tyre nuk kufizohet ose nukreduktohet në informata dhe situata të rastit dhesipërfaqësore për fëmijën, por zhvillohet në mënyrën ku partneriteti është transparent.
Përfshirja e prindërve është e domosdoshme përzhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.
Në këtë teme do ta sqarojmë rëndësinë e pjesëmarrjes së familjes në veprimtarinë edukative që zhvillohen në IP.
Prindërit të cilët janë të përfshirë në institucione kanëtendencë të kenë një mendim më pozitiv për edukatoret, gjë e cila rezulton në përmirësimin e gjendjes morale të tyre.
Praktika ka treguar se fëmijët e suksesshëm në shkollëjanë të suksesshëm edhe në jetë. Suksesi sjellësuksesin, por për ta arritur atë kërkohet që familja dheinstitucioni të jenë më afër fëmijëve duke i’u dhënë përkrahje të nevojshme për vazhdimin dhe arritjen e rezultateve në procesin e të nxënit.
Kjo nënkupton se prindërit duhet të: ndërtojnë raportebashkpunimi me edukatorën
njoftojnë institucionin për strukturën e familjes, shëndetinfizik të fëmijës, gjendjen emocionale, kushtet ekonomike,kushtet e banimit e të udhëtimit, kujdesin që bëjnë ndajfëmijës.
Bashkëpunimi prindër-edukator në motivimin e fëmijëve për të nxënë Bashkëpunimi prindër-edukator, nënkupton ndërveprimin mes institucionitparashkollor dhe familjes, gjegjësisht edukatores dheprindit, në mënyrë të vazhdueshme, permes alternativavetë ndryshme të bashkëpunimit konkret, i cili reflektondirekt në zhvillimin e fëmijës e njëkohësisht edhe nërealizimin e punës më cilësore të institucionit. Të dyfaktorët bashkëpunues kanë detyrat dhe përgjegjësitëe veta edukative e zhvillimore si dy subjekte kryesorepër edukimin dhe zhvillimin e fëmijës.
(Zehri Plakolli & Mevlude Aliu-Gashi, 2016)
Një ndër veçoritë më të rëndësishme të një bashkëpunimi të frytshëm të prindërve me edukatoren e fëmijës është kur komunikimi mes tyre nuk kufizohet ose nuk reduktohet në informata dhe situata të rastit dhesipërfaqësore për fëmijën, por zhvillohet në mënyrëpartneriteti dhe është transparent.
Një bashkëpunim i tillë nuk bën të reduktohet vetëm nëdorëzimin e ndonjë fletushke informative, e cila, për shkaqe gjuhësore, ndoshta nuk kuptohet ose nuk lexohetfare.
(Selimi, 2013)
Ndërtimi i një mardhënie efektive me prindërit
Është e rëndësishme që prindërit të kenë një marëdhënie të mirë me mësuesen e fëmijës, si për prindërit dhe mësuesen ashtu edhe për fëmijën. Prindërit mund të takohen me mësuesen duke pasur njëmendje të hapur dhe të qartë, të bëjnë pyetje tëdrejtpërdrejta në mënyrë që të munden të jenë pjesë epërvojave të jetës së fëmijës në IP dhe të jenë krenarëpër arritjet e tij/saj.Prindërit duhet të mbajnë mend tëndajnë krenarinë edhe me mësuesen si dhe medrejtuesen e IP.Prindërit mund të mendojnë për veten e tyre dhe mësuesen si një ekip, qëllimi i përbashkët i sëcilit është që të bëjnë përvojën e fëmijës në kopsht samë të këndshme dhe produktive.
Si mund të përmirësohet marrëdhënia prindër-edukator/e?
Aftësitë komunikuese ndërmjet prindërve dhe mësueseve duhet të përmirësohen së pari përmeskomunikimit, si prindërit ashtu edhe mësuesit duhet të mësojnë t’ua komunikojnë nevojat apo kërkesat e tyre njëri–tjetrit përmes mënyrave efektive të komunikimit ata duhet të shprehin ndjenjat, emocionet, dëshirat në mënyrën e duhur.
Fëmija duhet të ketë si në familje dhe në institucion një mjedis të sigurt, të qetë, edukues në të gjithëkomponentët e tij. Që të rregullohen këto marrëdhënieështë e nevojshme të shfrytëzohen edhe burime të tjera si psikologët, punonjësit social, prindërit e fëmijëve të tjerë, kolegë të mësueseve.
Prindërit e kanë të vështirë të analizojnë dhe tëmarrin në konsideratë pasojat e mëvonshme tësjelljeve negative tek fëmijët, pasi për ata fëmija është pasqyra e tyre, prandaj
konfliktohen me mësuesin kur ato tregojnë për ndikimin që mund të kenë këto sjellje në jetën emëvonshme të fëmijës. (Dr.Izela Tahsini, Dr,Veronika Duci,Dr.Kristina Voko, 2014)
Në përgjithësi prindërit presin të kenë një fëmijëdinamik, të motivuar që është gjithmonë gati tëpërfshihet në eksperienca të reja.
Nëse atyre mësuesja ju zbulon të kundërtën, pra që kanë një fëmijë të ndrojtur, hezitues, që nuk ka dëshirëtë përfshihet, ata mund ta vënë fëmijën nën një presionduke i kërkuar të jetë ai që nuk mund të jetë në realitet dhe të ndërtojnë një marrëdhënie joefektive memësuesin.
Prindërit zakonisht krenohen me fëmijët e tyre, flasinpër aftësi dhe talente të veçanta nuk rreshtin së treguari mësueseve detaje nga mosha e foshnjërisë, ku fëmija në ndryshim nga bashkëmoshatarët e tij ka qënë njëgjeni.
Por kur mësuesja nuk ndan me ta të njëjat konstatime dhe kur pritshmëritë e tyre nga shkolla nukpërputhen, atëherë ata përpiqen ta projektojnë gabimin tek mësuesi, tek mësimdhënia, tek
sjellja dhe qëndrimi i tyre nëse fëmija vjen nga njëlidhje shumë e sigurtë në familjen e tij dhe nuk gjen tënjejtën lidhje në shkollë krijohen shumë vështirësi, tëcilat shprehen më shumë në procesin e të nxënit dhe në sjelljen e fëmijës e më pas këto reflektohen edhe në marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe mësueseve. Motivimi i fëmijës për të nxënë ndikohet shumë edhe nga familja, nga pritshmëritë që kanë prindërit për të, por kur këto pritshmëri janë tepër të larta ose të ultandodh e kundërta. (Dr.Izela Tahsini, Dr,VeronikaDuci,Dr.Kristina Voko, 2014)
Komunikimi në mes kopshtit dhe familjes
Ndërveprimet mes kopshtit dhe familjeve duhet të jenë të vazhdueshme, ndërveprimet më të rëndësishme janëato që shkojnë në të dyja drejtimet, mësueset mësojnënga prindërit dhe prindërit nga mësueset (Galinsky,1989)19.
Këto ndërveprime dy drejtimshe janë të arsyeshme,sepse mësueset dhe prindërit duhet të punojnë sëbashku për interesin më të madh të fëmijës.
Kur përfshihet një komunikim dydrejtimsh nëprogramin e kopshtit, është e rëndësishme të mbahetmend se jo të gjithë prindërit mund të vijnë në kopshtnë kohën e përcaktuar për takimin. Një nënë ose një baba, p.sh: mund të kenë vështirësi për të marrë leje nga puna ose mund të mos kenë transport për të bërënjë vizitë në mes të ditës.Është e rëndësishme që takimet prindër-mësuese dhe aktivitetet e tjera të rëndësishme të kenë fleksibilitet.
Komunikimi në motivimin e fëmijëve për të nxënë
Edhe pse komunikimi dydrejtimsh është thelbësor, nga ana tjetër edhe ai njëdrejtimsh mund të luajë një rol të rëndësishëm. Prindërit janë shumë të interesuar kur dëgjojnë se çfarë ndodh në kopsht, edhe në rastet kurky komunikim është njëdrejtimsh. Gëzimi i prindërvepër të mësuar për aktivitet në klasë është komunikuarqartë nga një prind me fëmijë në kopsht, e cila iureferua letrës informuese të parë që mori nga kopshti i saj si një “minierë me flori”. Komunikimi i menduarndihmon prindërit të dinë se cilat janë pritshmëritë e kopshtit dhe i jep një ide për atë që ndodh në klasën e fëmijëve të tyre. Për rrjedhoj, klasa nuk është një pjesë e ndarë nga jeta e fëmijës së vet.
(Dr. Izela Tahsini,Dr. Veronika Duci & Dr. KristinaVoko, 2014)
Roli i prindërve
Fillesat e edukimit të njeriut nisin në familje dhe vazhdon ky funksion por me intensitet e cilësi tjetër, edhe në periudhat e tjera të jetës. Familja është faktori i parë dhe mjaftë i fuqishëm në procesin e edukimit dheformimit të personalitetit të fëmijës, fëmija është uralidhëse në mes familjes dhe institucionit. (AfërditaDeva-Zuna & Bashkautorët, 2009)
Kjo bënë që familja, në veqanti prindërit aktivisht të kujdesën për procesin e ambientimit të fëmijës nëinstitucion, për kujdesin që bënë institucioni nëedukimin e fëmijës.
Praktika ka treguar se fëmijët e suksesshëm në shkollë janë të suksesshëm edhe në jetë. Kjo nënkupton se prindërit duhët të: ndërtojnë raporte bashkëpunimi me edukatoren njoftojnëinstitucionin për strukturën e familjes, shëndetinfizik të fëmijës,
gjendjen emocionale, kushtet ekonomike,kushtet ebanimit e të udhëtimit ,kujdesin që bëjnë ndaj fëmijës.
Motivojnë fëmijën për angazhim të vazhdueshëm etj.(Valbone Avdimetaj Peli, 2017)
Përfitimet e fëmijës
Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme të cilattregojnë që me përfshirjen e prindit përfitojnë fëmijët. Janë disa përparësi për fëmijët kur prindërit përshihen:
– iu rrisin motivimin për mësim,
– përmirësojnë sjelljen,
– frekuentim më i rregullt në institucion, dhe qëndrimmë pozitiv ndaj detyrave të shtëpisë dhe shkollës nëpërgjithësi.
Përfitimet e edukatorës
Hulumtimet tregojnë së përfshirja prindërore mund t‟ilirojë edukatorët të fokusohen më shumë në detyrëne tyre si mësues të fëmijëve.
Gjithashtu, duke pasur më shumë kontakt më prindërit, edukatoret mësojnë rreth nevojave të fëmijës dheambientit shtëpiak, se cilat informacione mund t‟ipërdorin për t‟i plotësuar ato nevoja të fëmijëve.
Prindërit të cilët janë të përfshirë kanë tendenië të kenënjë mendim më pozitiv për edukatorët, gjë e cilarezulton në përmirësimin e gjendjes morale të tyre(Valbone Avdimetaj-Peli, 2017)
KOMUNIKIM I MIRË DY-ANËSOR
Komunikimi i mirë dy-anësor në mes familjeve dhe shkollave është i domosdoshëm për suksesin e fëmijëve. Jo befasisht, hulumtimet tregojnë se sa më shumë që prindërit dhe edukatoret i ndajnëinformacionet relevante me njëri-tjetrin për fëmijën, aqmë të pajisur do të jenë të dy palët
që fëmija të bëhet i arritur. Mundësitë për komunikimin dy-anësor përfshijnë:
Nëse prindërit dhe mësueset kanë akses në një kompjuter, e – maili mund të jetë një mënyrë eshpejtë dhe e lehtë komunikimi.
– Diskutime në telefon.
Kur një mësuese merr në telefon prindërit ata automatikisht mendojnë se janë lajme negative.Ështëmirë që mësueset të gjejnë kohën për të telefonuar dhepër lajme të mira për çdo fëmijë, veçanërisht në muajt e parë në kopsht.
– Lënia e mesazheve.
Prindërit duhet të dinë se mund të marrin në telefon dhetë lënë mesazhe për mësuesen e tyre.
Ata duhet të lënë një afat për marrjen epërgjigjes: p.sh, emergjenië ose jo, për tabërë më të qartë
– Vizita personale.
Ndonjëherë është ndihmuese nëse i bëhet një vizit familjes në shtëpi. Megjithatë, është e rëndësishme që t’i thuhet familjeve qëllim i vizitës. Për ata prindër që nuk duan të kenë mësuesen në shtëpinë e tyre mund të propozoni mjedise të tjera për këto vizita si p.sh. një park lodrash, një kafe, shtëpia e gjyshërve etj.
– Ngjarje sociale.
Ftoni familjet dhe stafin e kopshtit në një ngjarje socialesi p.sh. në një mëngjes. Ofrimi i ushqimit dhe kujdesipër fëmijën nxitin frekuentimin, pasi kjo e bën ngjarjenmë pak detyruese për prindërit. Mësueset duhet të kërkojnë për mënyra krijuese për ta bërë ngjarjen sa më pozitive që të jetë e mundur.
– Takimet prind – edukatore
Laëler (1991)21 ofron këshilla për mësueset për tëpërballuar situata të ndryshme, tipetë ndryshme.
SRATEGJITË E KOMUNIKIMIT
Qëllimi i strategjisë së komunikimit është që ta bëjë kulturën e komunikimit më etike, më të sinqertë, më tolerante, më transparente, më efektive, më efikase, më të qëndrueshme, më të saktë dhe më profesionale në raport me detyrat që njësitë e ndryshme ndërmarrin në sistemin e arsimit. (KK, 2013)
Kontakti personal, përfshinë vizitat në shtëpi, thirrjettelefonike, duket të jenë forma më efektive e komunikimit dhe poashtu mund të jetë edhe më e familjarizuar. Është thelbësore që një llojllojshmëri strategjishë, e përshtatur me nevojat e familjeve të caktuara dhe orareve të tyre, të jetë e përfshirë brendanjë plani të përgjithshëm.
Prindërit nuk janë të mësuar të dëgjojnë komentepozitive, nëse nuk i kërkojnë, nga edukatoret përfëmijët e tyre, sidomos nga një telefonatë ngainstitucioni.
Imagjinojeni si do të ndiheshit, si prind, nëse do të kontaktoheshit nga një edukatore apo një drejtor i shkollës që do tju thoshte se djali apo vajza juaj potregon rezultate të mira në shkollë, apo që fëmiu juaj e ka tejkaluar një mësim apo një problem.
Kur ju telefononi për t‟iu dhënë një lajm të mirëprindërve, përgatituni që zëri i tyre të tingëllojë Ibefasuar – i befasuar në mënyrë të kënaqshme.Hulumtimet tregojnë se komunikimi shkollë-shtëpiështë rritur në shkallë të madhe përmes konktaktitpozitiv me telefonatat ndërmjet edukatorëve dheprindërve.
Duhet të kujtojmë, kur një telefonatë nga shkollapërcjell lajme të mira, atmosfera në mes shtëpisë dheshkollës përmirësohet.Kur kemi për të dhënë një lajm të mirë, atëherë t‟ua komentojmë menjëherë prindërve sepse marrëdhënia mes edukatorit dhe atyre do tëpërmirësohet edhe më shumë. (Avdimetaj-Peli,Gjakovë 201
Disa nga strategjitë e bashkëpunimit janë :
–Mbledhje periodike të prindërve në ambientin e kopshtit, ku bashkëbisedohet për informata epergjithshme për fëmijët:
–Konsultime të shkurtra të përditshme kur prindëritsjellin ose marrin fëmijët e tyre nga kopshti dukekëmbyer informata rreth fëmijës.
–Takime individuale të prindërve me edukatorin/en(dhe sipas nevojës), ku u jepet mundësia , që të japin mendime dhe vlerësime që kanë të bëjnë me zhvillimin e fëmijës.
–Kontakte telefonike ose përmes adresave elektronike me prindin/in
–Takime informuese me specialistët e fushës së arsimit parashkollor, në të cilat shqyrtohen temat që u interesojnë prindërve.
–Biseda konkrete me prinderin,për cdo nevojë urgjente.(Zehrie Plakolli & Mevlude Aliu Gashi, 2016)
ROLI I EDUKATORES
Gjatë punës së saj të përditshme, gjatë realizimit tëaktiviteteve me fëmijët, duhet të bëjë vëzhgimin e përgjithshëm të tyre dhe në bazë të këtij, ajo din dhe mund të konstatojë përparimin e zhvillimit të fëmijëve në të gjitha aspektet; shkallën e angazhimit fizik të fëmijës, gjendjen emocionale e shpirtërore të tij, nivelin e ndërveprimit dhe socializimit, gatishmërinë për komunikim, si dhe aftësitë e tij specifike.Për të gjitha këto lloj zhvillimesh, edukatorja duhet ta informojë prindin, në mënyrë që ai të merret vazhdimisht, me afinitetet e avancuara të fëmijës (që t’i perfeksionojë ekultivojë më shumë ato) dhe në mënyrë të veçantë, mepikat më pak të avancuara të fëmijës, që së bashku meedukatoren të ndikojë në forcimin e tyre.
Pa ndihmën e prindit, edukatorja e ka të pamundur të merret aq sa duhet dhe sa ka nevojë, me secilin fëmijë,në mënyrë të veçantë (për shkak të numrit të madh tëfëmijëve, që posedon në grup). Po ashtu edhe prindi, pakomunikuar me edukatoren, e pa qen i informuar përreflektimin e fëmijës së tij në lojë e në aktivitete të kopshtit, nuk mund ta trajtojë në mënyrë të duhur, fëmijën e tij në shtëpi.(Zehrie Plakolli & Mevlude Aliu-Gashi, 2016
MIRËBESIMI
Mirëbesimi ka rëndësi të madhe nëse familjet dhe edukatoret do të besojnë, respektojnë e do të punojnësë bashku në të mirë të fëmijëve.
Stafi duhet të inkurajojë një atmosferë të hapurdiskutimi e te krijojë mundësi të shumta për familjet tëflasin privatisht rreth problemeve të fëmijëve të tyre apo shqetësimeve familjare.
Ofroni vende të caktuara për të folur privatisht meprindërit. Informacionin e dhënë konsiderojenigjithmonë konfidencial.
Çdo program Hap pas Hapi duhet të ketë të shkruar politiken e mirëbesimit. Stafi dhefamiljet duhet ta njohin atë e ta zbatojnë nëmënyrën më profesionale.
Të gjitha përpjekjet për krijimin e programitmbështetës mund të dështojnë nëse nxirretinformacioni konfidencial rreth fëmijëve,prindërve dhe stafit.
Mbani shënime në një dosje të mbyllur me kyç.
Krijoni sistemin e kontrollit për antarët e stafit qëkanë arsye dhe leje të përdorin shënimet. Për më teper, familjes I kërkohet leje me shkrim para se stafi t’u japë të tjerëve informacionin. Familjet duhet ta dinë si dhe çfarë informacioni mund të bëhet I njohur.
– Ato duhet të kenë të drejtën të shikojnë në çdo kohë dosjen e fëmijës së tyre. (OrganizataNdërkombetare Burimore për Fëmijë, 1997
Rekomandimet për edukatoret:
-Edukatorja duhet të ketë qasje të afërta me prindërit sepse ka rëndësi të madhe edhe vizita në shtëpi, është e rëndësishme që të organizoni një vizitë paraprakisht, në kohën që i përshtatet familjes dhe nëveçanti të njoftojmë arsyen e vizitës.
-Aktivitetet e përbashkëta me fëmijët dhe prindëritmund të organizohen në tema të ndryshme dhe të realizohen me ndihmën e prindërve duke e marrë parasysh mendimin e tyre se çfarë kërkojnë për fëmijët që kanë nevojë apo ngecje në zhvillimin e tyre.
-Edukatoret duhet t’i njohin llojet e bashkëpunimit për ta mundësuar një marrëd
hënie besimi te prindërit dhe për ta bërë sa më të lehtëpunën e tyre si takimet me prindër, intervistaindividuale, aktivitetet e përbashkëta me familjen dheprindër, vizita në shtëpi etj.
Rekomandime për prindërit:
-Prindërit duhet ta njohin zhvillimin e fëmijës për moshën që e ka, ata duhet për çdo ndryshim të fëmijës ta informojnë edukatoren.
-Nëse hasin në ndonjë vështirësi në edukimin e fëmijës, prindi duhet të bisedojë me edukatoren dhetë kërkojë këshilla nga ajo
.-Nëse fëmija ka ngecje në zhvillim, prindërit ështëmirë të bisedojnë më edukatoren. Në këtë mënyrë edukatorja të dijë dhe të ketë parasysh atë që, fëmijës i mungon dhe të mundohet ta përmirësojë
Bibliography
Afërdita Deva-Zuna & Bashkautorët. (2009). PartneritetiShkollë-Familje-Komunitet. Prishtinë.
Avdimetaj-Peli, V. (Gjakovë 2017). https://edukimi.uni-gjk.org. Retrieved from Komunikimi midisprindërve,edukatorës dhe fëmijëve në kopsht: https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/23326-Valbone%20Peli.
Dr. Izela Tahsini,Dr. Veronika Duci & Dr. Kristina Voko. (2014).https://albania.savethechildren.net.
Retrieved from Roli i institucioneve dhe i mësuesve për të krijuar partneritet në mbështetje të prindërve në zhvillimin tërësor të fëmijëve:https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/manual%20p er%20prinderve
Florian Kulla Aurela Zisi & Ermelinda Ikonomit. (n.d.). SI TË NDIHMOJMË PRINDËRIT PËR TU KUJDESUR PËRZHVILLIMIN DHE EDUKIMIN CILËSOR TËFËMIJËVE GJATE FËMIJËRISË SË HERSHME.
Retrieved from ISBN 978-9928-4337-2-5: http://yëca-albania.al/ëp-content/uploads/2017/01/Manuali-i-Prinderimit.
Jovanovic, M. (2015). Saradnje porodice i decijeg vrtica. Retrieved from ëëë.vivasabac.edu.: http://ëëë.vivasabac.edu.rs/materijali/skripte/SKRIPTA%20SARADNJA%20PORODICE%20I%20 DECJEG%20VRTICA.pdf
KK. (2013). Strategjia e Komunikimitne sektorin e arsimit. Retrieved from http://ëëë.kryeministri- ks.net: http://ëëë.kryeministri-ks.net/repository/docs/Strategjia_e_Komunikimit_ne_Sektorin_e_Arsimit.pdf
Morina, A. (2017). https://edukimi.uni-gjk.org. Retrieved from Raporti ndërmjet nxënësit, prindërit dhe mësimdhënesit në funksion të zhvillimit të gjithanshëm të fëmijëve: https://edukimi.uni- gjk.org/upload/dokumentet/32028-Punim%20Diplome%20-%20Arlinda%20Morina.pdf
Ndërkombëtare, O. (1997). HAP PAS HAPI. Tiranë.
Organizata Ndërkombetare Burimore për Fëmijë. (1997). HAPPAS HAPI. Tirane.
Selimi, N. (2013). http://ëëë.iseal.ch. Retrieved from Bazat e integrimit parashkollor: http://ëëë.iseal.ch/ëp-content/uploads/2013/03/Parashkollor.pdf
Valbone Avdimetaj-Peli. (2017). https://edukimi.uni-gjk.org. Retrieved from Komunikimi midis prindërve edukatores dhe fëmijëve në kopsht: https://edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/23326- Valbone Peli.pdf?fbclid=IëAR0gUrsmnDVËKkDSTSbtAeh1DyAs2zRmsO2g- bd_AgfaplK1Sh3LvERkFKUhttp://ëëë.readingrockets.org/article/building-parent-teacher- relationships