Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi përmes një postimi në facebook ka komentuar mbi zgjedhjet për bashkësi lokale të zhvilluara të dielën e kaluar në vendbanimet e Komunës së Bujanocit.
Mustafi me ketë rast, ka komentuar edhe zgjedhjet për bashkësinë lokale të Tërnocit, ku përveç listës së dorëzuar nga anëtarët e Partisë për Veprim Demokratik, partitë e tjera, nuk guxuan të dalin në “mejdan”, dme PVD-ën, as Partia Demokratike e Nagip Arifit, e as APN e Arbër Pajazitit.
“Tërnoci i Madh ishte një prej bashkësive më të mëdha dhe më interesante lokale. Kryetari i aktualë dhe kandidati i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Mustaf Alishani, i priu një liste gjithëpërfshirëse të të gjitha lagjeve me 19 anëtarë që triumfoi. Përballë kësaj liste nuk guxuan ti dalin në “mejdan” as nga Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit dhe as Alternative për Ndryshim (APN) e Arber Pajazitit. Megjithatë, anëtarë të dy këtyre partive ishin pjesë e komisioneve zgjedhore” – ka shkruar Mustafi në facebook.
Ai për më shumë, ka thënë se ishte shumë i paqartë reagimi i Arbër Pajazitit në facebook, ku ka postuar një fotografi të Tërnocit me mbishkrimin “Sa poshtë ka ra katundi!”
“Në njërën anë nuk kishte guxim të merrte pjesë sikurse edhe tutori i tij politik Nagip Arifi, në anë tjetër shfaq keqardhje për gjendjen në fshat. Alo, pse i thuni vetes politikan!” – ka shkruar Mustafi ndër të tjera në facebook.
Ragmi Mustafi, në postimin e tij të fundit, ka komentuar edhe rezultain zgjedhor në Bashkësinë Lokale në Bujanoc, ku Ruzhdi Halili, drejtori i ndërmarrjes më të madhe në Bujanoc, “Komunalia”, pësoi humbje dhe nuk arriti të bëhej anëtar I bashkësisë lokale të Bujanocit, derisa në vendvotimin në shkollën “Naim Frashëri”, as vetë anëtarët e komisionit nuk votuan, dhe materiali zgjedhor u kthye “pa naçet”.
“Në fshatra si Letovicë, Bilaç, Samolicë, Nesalcë dhe disa të tjera u pajtuan për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor dhe në përputhje me marrëveshjet e arritura në tubimin e fshatarëve për zgjedhjet e bashkësisë lokale. Në Konçul, askush nuk mori pjesë, ndërsa interesimi për bashkësitë lokale serbe ishte shumë i madh” – ka shkruar Mustafi.
Ai në fund të postimit theksoi se ky proces zgjedhor, megjithëate solli rezultate habitshme për analiza të partive politike./LUGINALAJMI/