Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja, sot ka sanksuar Aleksandër Vulinin, që momentalisht mban pozitën e Shefit të Inteligjencës serbe.
Sipas njoftimit, një vendim i tillë nënvizon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur përgjegjës ata që janë të angazhuar në marrëveshje korruptive që çojnë përpara agjendat e tyre politike dhe interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Sipas mediave Aleksandar Vulin (Vulin) ka qenë i implikuar në krimin e organizuar transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve dhe keqpërdorim të detyrës publike. Vulin ka mbajtur një marrëdhënie reciproke të dobishme me tregtarin serb të armëve të caktuar nga SHBA, Slobodan Tesic, duke ndihmuar në sigurimin që dërgesat e paligjshme të armëve të Tesiç mund të lëvizin lirshëm nëpër kufijtë e Serbisë.