-Foto ilustrim-
Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një therje me thikë në orët e mbrëmjes në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani ka konfirmuar se ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00.Sipas Osmanit, policia ka pranuar informacion se një person nga fshati Dobërçan është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.