Pak kush e kish besuar, e aq më pak e kishin pritur që zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, për disa ditë me rradhë ikin nga subjekti politik i Nagip Arifit dhe i bashkohen Alternativës për Ndryshim të Arbër Pajazitit.
“Merkato” e filluar më 30 janar me nënkryetarin e PD-së, Rahim Rahimin, ka vazhduar edhe sot. Partisë së Pajazitit, së fundmi i është bashkuar një figurë tjetër e rëndësishme nga Bilaçi, Sabri Sefedini.
Sefedini, është pritur sot nga kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, i cli përmes një postimi i ka dëshiruar mirëseardhje.
Kujtojmë që paraprakisht nga Partia Demokratike, janë larguar dy këshilltarë të Kuvendit komunal, Rahim Rahimi dhe Bujar Sejdiu, dhe i janë bashkaur APN-së. Gjithashtu, nga subjekti i kryetarit të komunës, kanë ikur edhe milintat tejet të rëndësishëm, si Arbnor Sadriu dhe Gzim Aliu, të cilët gjithashtu kanë përfunduar në APN-ën e Arbër Pajazitit.
Më poshtë i gjeni postimet e “afatit kalimtar të janar-shkurtit” nga PD në APN: