Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu i shoqëruar nga ambasadori amerikan Christophel Hill, ka pritur në takim, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.
Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të OSBE-së, temë e diskutimit ndërmjet diplomatëve ndërkombëtar me kryeministren serbe, ka qenë “Plani 7 pikësh” i aprovuar më 2013-tën nga Qeveria e Serbisë, si masë urgjente për integrimin e shqiptarëve në institucionet republikane.
“Takim konstruktiv me Kryeministren Ana Brnabić dhe Ambasadorin e U.S. Embassy Belgrade Chris Hill pas progresit të bërë për zbatimin e Planit shtatë pikësh të Qeverisë serbe 2013. OSCE Mission to Serbia do të vazhdojë të punojë në partneritet të ngushtë me Qeverinë në mbështetje të integrimit dhe përfshirjes së pakicave kombëtare në Serbi” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi.
Ndryshe, amabasadori Jan Braathu dhe ai amerikan Chris Hill, muaj më parë vizituan Luginën e Preshevës, nga ku premtuan se do të angazhohen në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe se premtuan që së shpejti problem i mosnjohjeve të diplomave nga Kosova, do të zgjidhet./LUGINALAJMI/
·
·