• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Arbër Pajaziti: Partitë serbe do ta vendosin se kush do të bëhet kryetar i Bujanocit

15 Korrik, 2024
in Lajme, Lugina
Arbër Pajaziti: Partitë serbe do ta vendosin se kush do të bëhet kryetar i Bujanocit
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Fituesi i zgjedhjeve në Bujanoc, Arbër Pajaziti, thotë për Front Online se janë partitë serbe ato që vendosin për kryetarin e ri të Komunës, pasi që sipas tij, tri partitë tjera shqiptare nuk po duan të komunikojnë me fituesin e zgjedhjeve.

Pajaziti tha se partitë shqiptare e kanë injoruar ftesën e tij për takim.

Ai është shprehur i gatshëm të bëjë koalicion me cilën do parti politike.

“Partitë shqiptare kanë refuzuar të bisedojnë me mua. Nuk janë shprehur që janë kundër një marrëveshjeje me fituesin e zgjedhjeve, por e kanë injoruar ftesën tonë. Ne i kemi ftuar në takim partitë serbe të cilët kanë qenë tri lista dhe një rome. Jemi të gatshëm më këdo me bërë koalicion”, thotë Pajaziti.

Pajaziti thotë se shkaku i mos realizimit të takimit me partitë shqiptare është për shkak një marrëveshjeje të cilën e ka refuzuar.

Sipas Pajazitit, partitë serbe janë ata të cilët do ta vendosin kryetarin e komunës.

“Ata po refuzojnë se po thirrën me një marrëveshje që e kanë nënshkruar në Këshillin Nacional që ka qenë parazgjedhore për koalicion pas zgjedhor që unë kam refuzuar ta nënshkruaj atë marrëveshje. Partitë serbe janë ata të cilët do ta vendosin kush do të bëhet kryetar komune apo si do të duken institucionet e reja lokale”, vlerësoi ai.

Tri partitë politike në Bujanoc, Lëvizja e Progresit Demokratik, Partia Demokratike dhe Partia për Veprim Demokratik para zgjedhjeve kanë nënshkruar një marrëveshje se cila prej tyre fiton më së shumti vota në zgjedhje do të udhëheq më Komunën. Mirëpo, një marrëveshje të tillë kishte refuzuar ta nënshkruaj Pajaziti, i cili fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e fundit./FrontOnline/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:36 am, 19 Shtator, 2025
temperature icon 10°C
i kthjellët
Humidity 75 %
Pressure 1029 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:17 am
Sunset: 6:36 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET