Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në konferencën përmbyllëse lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, ka bërë të ditur se Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë.
Avni Kastrati, kryeshef i ASK-së ka thënë se Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë rezident. Ndërsa sipas tij deri tani nga diaspora janë regjistruar 600 mijë qytetarë.
Kastrati ka thënë se pjesëmarrja në këtë proces ka qenë masive, përveç komunitetit serb në katër komunat veriore, i cili ka hezitur të jetë pjesë e këtij procesi. Ndërsa ka bërë të ditur se të dhënat përfundimtare nga procesi i regjistrimit, do të publikohen pas gjashtë muajsh.