• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Deputeti Kamberi zhvillon takim me presidentin Vuçiq: Kërkon që qasja e shtetit ndaj shqiptarëve të ndryshojë

26 Shkurt, 2024
in Lajme, Lugina
Deputeti Kamberi zhvillon takim me presidentin Vuçiq: Kërkon që qasja e shtetit ndaj shqiptarëve  të ndryshojë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Deputeti popullor shqiptar, Shaip Kamberi, sot në mëngjes ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër rë konsultave për formimin e Qeverisë së re në Beograd.

Është vet Kamberi, që pas takimit, nëpërmjet një postimi në facebook, ka njoftuar për bisedat që ka zhvilluar me presidentin serb, Vuçiq.

Sipas tij, qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë, ndërsa rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici.

“Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë. Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë.

Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës” – ka shrkuar ndër të tjera Kamberi.

Ai, në fund të postimit, ka thënë se “Beteja jonë në realizim e kërkesava tona vazhdon!”

Takimi i sotëm ndërmjet deputeti Shaip Kamberi dhe presidentit Aleksandar Vuçiq është zhvilluar në kuadër të konsultimeve që presidenti i shtetit zhvillon me listat parlamentare të dalura nga zgjedhjet, me qëllim të mandatimin të qeverisë së re./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
11:25 am, 15 Korrik, 2025
temperature icon 28°C
re të shpërndara
Humidity 41 %
Pressure 1015 mb
Wind 15 mph
Wind Gust: 13 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 8:08 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Deputeti gjerman: Standardet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të marrin fund

Deputeti gjerman: Standardet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të marrin fund

13 Korrik, 2025
Tefik Selmani zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër

Tefik Selmani zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër

12 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET