• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Dorëhiqet nënkryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc, largohet nga të gjitha strukturat e subjektetit

28 Janar, 2024
in Lajme, Lugina
Dorëhiqet nënkryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc, largohet nga të gjitha strukturat e subjektetit
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Nëpërmjet një postimi në facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc, Rahim Rahimi, ka bërë të ditur që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e këtij subjekti politik që e drejton Nagip Arifi.

Rahimi, në dorëheqjen e tij të publikuar para pak çasteve, ka zbuluar arsyejen e largimit nga ky subjet politikë, pjesë e së cilës ishte që nga formimi i saj.

“Në këto dy vitet e fundit, unë isha i anashkaluar nga të gjitha proceset vendimmarrëse brenda partisë. Këto situata kanë ndikuar që të shtohen paknaqësitë në të gjitha nivelet e PD-se dhe të vi deri te ky perfundim. Duke dashur që qytetarët dhe votuesit e mi mos të preokupohen me këto problematika, kam ruajtur durimin, dhe kam vendosur që dorëheqjen time ta paraqes gati në fund të mandatit” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e dorëheqjes.

Ai për më shumë, ka bërë të ditur që mandatin e këshilltarit, do t’ia kthej partisë, që në seancën e ardhshme të Kuvendit komunal.

“Edhe pse kanë mbetur pak kohë deri në zgjedhjet e reja, e konsideroj obligim moral që këtë mandat ta dorëzoj që në seancën e parë të Kuvendit Komunal” – ka njoftuar Rahimi.

Rahim Rahimi, aktualisht mbante pozitën e nënkryetarit të Partisë Demokratike. Në dy mandatet e fundit ka qenë këshilltar komunal nga rradhët e subjektit që drejton Nagip Arifi. Pjesë e Partisë Demokratike, ka qenë që nga themelimi i saj nga viti 2011. Largimi i Rahimit nga PD, besohet që do ta dëmtojë ketë subjekt politik, veçmas në vendbanimin e tij në Bilaç, që PD, prej vitesh e ka patur bastion të saj, pikërisht mbështetejes në popull që kishte Rahim Rahimi./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:44 am, 15 Korrik, 2025
temperature icon 29°C
re të shpërndara
Humidity 34 %
Pressure 1014 mb
Wind 15 mph
Wind Gust: 13 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 8:08 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Deputeti gjerman: Standardet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të marrin fund

Deputeti gjerman: Standardet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të marrin fund

13 Korrik, 2025
Tefik Selmani zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër

Tefik Selmani zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër

12 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET