Nëpërmjet një video-postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar që sot në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së veriut, është ndaluar nga Policia serbe pa asnjë paralajmërim dhe sqarim zyrtar dhe se vetura e saj me të cilën po udhëtonte, është kontrolluar detajisht.
Kjo ngjarja e pa precedent për një kryetar komune në Serbi, ka ndodhur derisa kryetarja e Preshevës Sinani, po kthehej nga një vizitë që I ka bërë komunës së Çairit në Shkup, mbi vendosjen e themelemeve të bashkëpunimit midis dy komunave shqiptare asaj të Preshevës në Serbisë dhe
Ka muaj të tërë, që kryetarja e Preshevës ka njoftuar mbi malltretimet që po ua bënë Policia serbe në hyrje-dalje të Serbisë. Ketë veprim Ardita Sinani e ka lidh me angazhimin e saj në Qeverinë e Kosovës si këshilltare e kryeministrit Kurti, e që në fakt, kjo mund të jetë një përgjigje e Serbisë ndaj veprimtarisë së saj politike.
Megjithate, vet ajo, por edhe kryetari i partisë së saj, Shaip Kamberi, zyrtarisht kanë kërkuarinformacione nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, se përse Ardita Sinani po ndalohet në kufijtë serbë nga policia, por as pas kaq muajve, përgjigje ata nuk morrën./LUGINALAJMI/