• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

E tërë paria e SNS-it, sot zbarkuan në Bujanoc, takuan kryetarin Pajaziti dhe zëvendësin e tij Millosheviq – premtuan investime të reja

23 Gusht, 2024
in Lajme, Lugina
E tërë paria e SNS-it, sot zbarkuan në Bujanoc, takuan kryetarin Pajaziti dhe zëvendësin e tij Millosheviq – premtuan investime të reja
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ministri për investime publike në Qeverinë e Serbisë, Darko Glishit, i shoqëruar nga sekretari shoqëror, Dejan Stevanoviq – Boske, kryeshefi i Rrethit të Pçinjës, Srecko Pejkoviq, si dhe nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, sot kanë takuar kryetarin e Bujanocit Arbër Pajaziti dhe zëvendësin e tij Aleksandar Millosheviq.

Glishiq, këtë vizitë në Bujanoc, e ka shfrytëzuar për të parë nga afër punimet që ministria që ai po drejton është duke i financuar. Me këtë rast, ai i shoqëruar nga kryetari Pajaziti, kanë inspektuar nga afër punimet në shkollën e mesme teknike “Sveti Sava” në Bujanoc, derisa ka kërkuar shpjegime, se deri kur do të përfundojë faza e parë e rekonstruimit të këtij objektit shkollor.

Në një konferencë për media  Glishiq, ka deklaru që sot në Bujanoc, “Ka ardhur me synimin që të mbështes njerëzit që duan të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve. Edhe anëtarët e tjerë të qeverisë dhe të gjithë në dikasterin e tyre do të udhëheqin që Komuna e Bujanocit të ndjek trendin e rritjes dhe jetës më të mirë për jetë, gjë që është evidente në jug”

Nga ana tjetër, Arbër Pajaziti, kryetar i Komunës së Bujanocit, për “Bujanovacke”, ka deklaruar që në emër të të gjithë qytetarëve të Bujanocit, falënderoj ministrin që një projekt tashmë është realizuar, e ka të bëjë me rindërtimin e shkollës “B. Radiçeviq”, dhe e dyta, është në proces renovimi i shkollës “Sveti Sava”, por jam mirënjohës që vitin e ardhshëm, siç premtoi ministri, do të rindërtohen shkollat ​​në fshatin Lluçan dhe Bilaç, si dhe sallën e sportit në shkollën në Tërnovc të Madh, tha Pajaziti pas takimit me Glishiqin në kabinetin e tij.

Megjithate, vizita e sotme në Bujanoc, po vlerësohet si një qasje pozitive e qeveritarëve serbë ndaj udhëheqësve të rinj të Komunës së Bujanocit dhe koalicionit qeverisës, me që, Darko Glishiq dhe të tjerët, janë zyrtarë të lartë të Partisë Progresiste serbe (SNS) dhe bashkëpunëtotë të ngushtë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast, ata duan të përçojnë një mesazh pozitiv tek të gjithë qytetarët në Bujanoc, se do të sjellin investime kapitale në komunën që po qeveriset nga një koalicion multietnik./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:49 am, 19 Shtator, 2025
temperature icon 11°C
i kthjellët
Humidity 70 %
Pressure 1029 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:17 am
Sunset: 6:36 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET