Autoritetet serbe, mëngjesin e sotëm kanë filluar me ndalimin e qytetarëve shqiptarë në dalje nga Serbia drejtë Kosovës, nga ku dhjetra udhëtarë edhe më tutje janë duke qëndruar në pikëkalimin “Konçul”.
Megjithate, redaksia e jonë, ka marrë vesh jo zyrtarisht që në mesin e të ndaluarve janë edhe dy qytetarë serbë nga territori i Kosovës.
“Po, jemi ende këtu duke pritur, pa asnjë sqarim. Po shihet që qytetarët e ndaluar po merren në pyetje nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në mesin tonë, janë edhe dy qytetarë serbë nga Kosova, fëmijët e të cilëve kishin qenë pjesë e FSK-së” – thotë burimi ynë nga personat e ndaluar në pikëkalimin “Konçul”.
Kujtojmë që, në pikëkalimin “Jarinje”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Policia e Serbisë ka ndaluar zv/drejtorin e policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, dhe sipas mediave kosovare, i njejti është dërguar për Rashkë, ku edhe po merret në pyetje./LUGINALAJMI/