Në repartin e pediatrisë të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë orëve të mëngjesit, është vendosur një parrullë anti shqiptare, në të cilën shkruhej “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”
Në fakt, mbishkrimi i sotëm, është I dyti me rradhë, brenda pak ditëve.
Është deputeti popullor, Shaip Kamberi, i cili ndër të tjera ka thënë se Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.
Ditë më parë, në oborrin e të njejtit instucion, u shkrua parulla “Vdekje shqiptarëve”, autorët e të cilëve ende nuk janë zbuluar./LUGINALAJMI/