Në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, sot në mëngjes është vërejtë një grafitë i shënuar “SMRT SIPTARIMA”, që nënkupton “vdekje per shqiptaret”.
Autorët e grafit edhe më tej nuk janë zbuluar, por ky akt lidhet me protestën e së hënës të zhvilluar në Bujanoc, kundër diskriminit të shqiptarëve në Serbi, ndryshe të qajutur protesta për “Dinjitet dhe Identitet”.
Kujtojmë që, javë më parë, policia serbe ka arrestuar një qytetar shqiptar S.L. nga Bujanoci për një koment të shkruar në rrjetet sociale të një mediumi serb lokal, me preteksin për nxitje të urrejtjes ndër-nacionale./LUGINALAJMI/