• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Histori suksesi: Çifti me prejardhje nga Lugina, doktorojnë në të njejtën ditë në Universitetin e Zagrebit (FOTO)

25 Shtator, 2024
in Lajme, Lugina
Histori suksesi: Çifti me prejardhje nga Lugina, doktorojnë në të njejtën ditë në Universitetin e Zagrebit (FOTO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Javë më parë, në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Zagrebit në Kroaci, çifti nga Bujanoci, Zejnulla Rexhepi dhe Safete Veliu Rexhepi, kanë mbrojtur temat e doktoratës dhe kanë marrë titullin “doktor i shkencave të arkitekturës”.

Zejnulla Rexhepi, më 19 shtator, para komisionit tre anëtarësh të përcaktuar nga Senati i Universitetit të Zagrebit, me shumë sukses mbrojti temën e desertacionit me titull: “Kriteret urbanistike për planifikimin e hapësirave publike në pronësi private”, derisa edhe Safete Veliu Rexhepi po në të njejtën ditë, me shumë sukses para komisionit vlerësues mbrojti temën e disertacionit, si: “Atributet arkitekturore të banesave të ndërtuara në Prishtinë nga viti 2000 deri në vitin 2021”.

Çifti i shumë suksesshëm njihet për punën e tyre akademike në fushën  e arkitekturës, me që, që të dy Zejnullahi dhe Safetja, lëgjerojnë në njërin nga kolegjet private në Prishtinë dhe janë të angazhuar me punë si inxhiniera profesionistë në institucine publike dhe ato private.

Vlenë të theksohet se Zejnullahi dhe Safetja, kishin përfunduar edhe studimet postdiplomike (master) në të njejtën ditë vite më parë.

Karakteristikë e çiftit me prejardhje nga Lugina e Preshevës, është që studimet e shkallës së tretë përfunduan brenda një afari kohor relativisht të shkurtër, ku janë studentët e parë të gjeneratës së  vitit 2020, që përfunduan studimet e doktoratës në Fakultetin e Arkitekturës në Zagreb.

Kujtojmë që, Zejnulla Rexhepi, është i lindur në Bujanoc, derisa bashkëshortja e tij, Safete Veliu Rexhepi, është e lindur në Preshevë, dhe nga data 19 shtator, që të dy, janë doctor shkence në sferën e arkitekturës.

Ky sukses i Zejnës dhe Safetës, është sukses i të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe më gjerë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:17 am, 19 Shtator, 2025
temperature icon 12°C
i kthjellët
Humidity 67 %
Pressure 1028 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:17 am
Sunset: 6:36 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET