Në orët e mbremjës të së martes (dje), ka ndërruar jetë Bajram Salihi, ish mësimdhënës dhe drejtor në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
I ndjeri për katër dekada ishte arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, në vendlindjen e tij, në Tërnoc.
Ndryshe, arsimtari Bajram Salihi, ka qenë babai i Sali Salihit, kandidatit për deputetë popullor dhe për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Varrimi i tij, do të bëhet sot (e mërkurë) pas namazit të ikindisë në varrezat e fshatit Tërnoc.
Pas vetës, arsimtari Bajram Salihi, ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmië, Artën, Salihin dhe Samirin./LUGINALAJMI/