Deputeti shqiptar në Kuvendin republikan në Beograd, Shaip Kamberi, ka thënë se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës është një rënie marramendëse prej 58%.
Ai tha se kjo është alarmuese dhe sipas tij është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria.
“Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës është një rënie marramendëse prej 58% – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria, me diskriminim aktiv”, ka shkruar ai në “X”.