Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, sot ka emëruar edhe ndihmësin e tij të dytë nga radhët e komunitetit serb. Ai është Stefan Arsiq, djali i Sasha Arsiq, respektivisht, nipi i Dr.Stojanca Arsiq.
Emërimi i Arsiqit është pjesë e marrëveshjes së koalicionit që po qeveris me Bujanocit, sipas së cilës vendi i takon listës “Ndrysho tani, për fshatin tonë për qytetin tonë” të udhëhequr nga Sasha Arsiq, i vetmi këshilltar nga ajo listë.
Stefan Arsiq është djali i Sasha Arsiqit, por edhe nipi i Dr.Stojança Arsiqit, i cili nuk garoi me një listë të përbashkët me djalin dhe nipin e tij.
Kujtojmë që, javë më parë, kryetari Pajaziti, për ndihmës kryetar kishte emëruar edhe Levent Qazimin, djalin e Ridvan Qazimit i njohur si Komandant Lleshi./LUGINALAJMI/