Komisioni republikan Zgjedhor në Serbi, gjatë ditës së premte (dje) ka çertifikuar zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor në Serbi.
Rezultatet e çertfikuara për zgjedhjet parlamentare në Serbi, zyrtarizojnë fitoren e mandatit të deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, I cili edhe në mandatin e ardhshëm, do të jetë deputeti I vetëm shqiptar në mesin e 250 deputetëve sa numëron Kuvendi republikan në Serbi.
Pas çertifikimit të rezultateteve edhe vet Kamberi ka theksuar se “angazhimi i tij do të intesifikohet”.
“Me çertifikimin e zgjedhjeve parlamentare, lista jonë, “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”, tanimë zyrtarisht ka siguruar një mandat të deputetit veçse na hapet rruga për të vazhduar betejën për të drejtat e shqiptarëve të Luginës!
Angazhimi ynë do intensifikohet përditë!
Të gjithë ata që besuan e besojnë në kauzën tonë- faleminderit për mbështetjen e pakursyer” – ka shkruar deputeti I rizgjedhur, Shaip Kamberi.
Kujtojmë që, shqiptarët në Luginë të Preshevës, kanë marrë pjesë me dy lista në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ku lista e Shaip Kamberit ka marrë 13.501 vota, ndërsa ajo e Shqiprim Arifit ka marrë më pak se 2.784 vota, gjë që, ka pësuar debakël edhe në këto zgjedhje./LUGINALAJMI/