Dhjetra qytetarë të ndaluar në pikëkalimin “Konçul” në dalje të Serbisë drejtë Kosovës, janë liruar përfundimisht.
Lajmin për portalin tonë e ka konfirmuar njëri nga të ndaluarit, që prej orës 12:00h.
“Po, na liruan. Na i dhanë dokumentet, dhe na thanë se jeni të lirë, pa na sqaruar për çfar arsyeje isha i ndaluar prej orës 12:00h” – theksoi qytetari që raportoi në portalin tonë.
Sipas tij të gjithë u liruan, me përjashtim të një moshuari shqiptar që mbeti ende aty.
“Personat që i intervistonin të ndaluarit, disa kishin veshje ushtarake, por mua nuk më intervistuan fare, me që, me një urdhër (rreth orës 16:00), na liruan pa në thënë asgjë. Merrni dikumentet dhe jeni të lirë” – tha bashëbiseduesi ynë.
Edhe në “Batrovci” në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, dhe kufijtë e tjerë, mediat kosovare raportojnë që tashmë janë liruar autobusët për udhëtim drejtë Kroacisë, të cilët ishin të ndaluar për disa orë rresht nga autoritet serbe.
Sipas zyrtarëve qeveritar të Kosovës, Serbia, sot gjatë gjithë ditës ka malltretuar kosovarët që po udhëtonin nëpërmjet territorit të saj drejtë Europës, si revoltë ndaj vendimit të fundit të Asamblesë së përgjithshme Europiane mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës./LUGINALAJMI/