• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Mustafi jep lajmin e madh: Tekstet mësimore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, do të sigurohen nga Qeveria e Kosovës

11 Shtator, 2024
in Lajme, Lugina
Mustafi jep lajmin e madh: Tekstet mësimore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, do të sigurohen nga Qeveria e Kosovës
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish kryetari i KKSH-së, tani këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ragmi Mustafo, ka njoftuar që Qeveria e Kosovës edhe këtë vit i ka siguruar librat falas për nxënësit shqiptrë të Luginës së Preshevës.

“Në Mbledhjen e 220-të të Qeverisë së Republikës të Kosovës, u aprovua vendimi për të katërtin vit radhazi, që 3708 nxënës shqiptarë në Luginën e Preshevës të marrin falas librat shkollorë, në vlerë prej 240 mijë eurosh përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ky akt është më shumë sesa një veprim administrativ, është akt solidariteti dhe përgjegjësie kombëtare që nuk lë vend për fjalë, por vetëm për mirënjohje të thellë!

2220 nxënës në Preshevë, 1461 në Bujanoc dhe 27 në Medvegjë, edhe këtë vitin e ri shkollor e fillojnë me tekstet që do t’i ndihmojnë të ecin përpara. Kjo nuk është thjesht ndihmë, kjo është garanci për të ardhmen e brezave që vijnë, për ruajtjen e gjuhës shqipe, për forcimin e identitetit tonë” – thuhet ndër të tjera në postimin e Mustafit.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit kosovar, Ragmi Mustafi, ka kritikuar Serbinë që edhe më tej nuk po lejon në Luginën e Preshevës asnjë libër shkollorë në gjuhën shqipe për rreth 3 mijë nxënësit e shkollave të mesme me plan-programet e reformuara.

Kujtojmë që tekstet shqip në Luginë të Preshevës u lejuan në Serbi, fal punës dhe angazhimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në periudhën e udhëheqjes së Ragmi Mustafit.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:45 am, 19 Shtator, 2025
temperature icon 11°C
i kthjellët
Humidity 70 %
Pressure 1029 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:17 am
Sunset: 6:36 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET