Javën e kaluar, portalin LUGINALAJMI raportoi se Komisioni për Vlerësimin e Projekteve në Fushën e Informimit do të shpallte një vendim për financimin e katër mediave, me një fond prej afërsisht 3 milionë dinarësh. Dje, ky vendim u miratua zyrtarisht nga Këshillin Komunal të Bujanocit. Sipas vendimit, 2.6 milionë dinarë do të ndahen për dy portale dhe dy televizione, përkatësisht për portalet Bujanovacke (serbe – 800.000 dinarë) dhe FolOnline (shqiptar – me 800.000 dinarë), si dhe për televizione Spektri (shqiptar – 500.000 dinarë) dhe RTV Bujanoci (serb me 500.000 dinarë).
Kjo ndarje financiare është bërë në mënyrë të barabartë, me nga 800 mijë dinarë për portalet dhe nga 500 mijë dinarë për televizione. Megjithatë, ky është një rast i parë në histori kur ndarja financiare mes mediave serbe dhe shqiptare është bërë në mënyrë 50%-50%, një zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe analistëve, pasi një ndarje e tillë nuk ka ndodhur më parë.
Edhe pse kjo ndarje mund të duket si një hap drejt balancimit të mbështetjes për mediat e të dyja grupeve, ka ngritur shqetësime lidhur me transparencën e procesit dhe kriteret e përdorura për selektimin e mediave që do të mbështeten financiarisht./LUGINALAJMI/