• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Nesër (të enjten) do të rivotohet në Bujanoc dhe Muhoc, a mund që rezultati i nesërm t’a ndryshojë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve?!

12 Qershor, 2024
in Lajme, Lugina
Bujanoci mbrëmë u godit nga një termet, ja sa ishte i fuqishëm                
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ne dy vendvotimet të ndryshme, nesër do të ripërsëriten zgjedhjet lokale për Komunën e Bujanocit.

Të enjtën, do të rivotohet në vendvotimet  numër 9 në Muhoc dhe në vendvotimin numër 46, (ish shkolla e mesme serbe) tanimë në hollin e Shtëpisë së kulturës në Bujanoc.

Por, sa mund që rezultati eventual I nesërm, të ndryshojë numrin e asambleistëve të ardhshëm në Kuvendin komunal të Bujanocit.

Është partia e presidentit Vuçiq, Partia Progresiste serbe, ajo që po pretendon, që përmes një ndryshimi të rezultati, të fitojë mandatin e 8 të asambleistëve. Në momentin që SNS-i , siguron vota të mjaftueshme për këshilltarin e 8, Lëvizja për Progres Demokratik, ka gjasa, që të humb, mandatin e 8, e që mjaftueshëm do t’i vështirsonin Shqiprim Musliut, krijimin e një shumice të re qeverisëse.

Megjithate, kreu i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, ditë më parë ka shpërndarë thirrjen e kryetarit të LPD-së Shqiprim Musliu (i cili kishte ftuar votuesit shqiptarë që ta mbështesin listën e tij në zgjedhjet e 13 qershorit), në një mbishkrim ka theksuar: “Ja kush humbet dhe kush e merr mandatin e këshillit në zgjedhjet e përsëritura? Ftoj votuesit që të enjten të mbështesin SNS-në, nesër listën zgjedhore Aleksandar Vuçiq-Bujanoc, numër 3. Rroftë Serbia!!!” – thuhet në mbishkrimin e Nenad Mitroviqit.

Kujtojmë, që Alternativa për Ndryshim, respektivisht lista Fronti për Ndryshim, ka bërë të ditur, që edhe vendvotimin numër 14 në Konçul, do të dërgon në ankimim në Gjykatën Administrative, duke i kontestuar LPD-së, rezultatin prej 1091 vota në atë vendbanim shqiptar./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:31 am, 19 Shtator, 2025
temperature icon 16°C
i kthjellët
Humidity 57 %
Pressure 1029 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 7 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:17 am
Sunset: 6:36 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET