-Foto ilustrim-
Një vjedhje e laknave ka ndodhur fshatin Zhinicë gjatë ditës së djeshme, kur një hajdut ka hyrë në arën e bujkut Argjend Iljazi dhe ka vjedhur lakrat që ai kishte mbjellë. Ngjarja është filmuar dhe shpërndarë në faqen Zhunica.info, ku dëgjohet zëri i të dëmtuarit, i cili tregon për incidentin dhe shpreh shqetësimin për veprimin e papranueshëm.
Në video, Iljazi shprehet me zemërim dhe thotë: “Ja dashamirë, shikoni si vjedhen laknat në fshatin Zhinicë, ku hajni ka hy si në bahçen e babës”. I dëmtuari shton se nuk ka asnjë dyshim që hajni e ka kryer veprën në mënyrë të qëllimshme dhe pa asnjë pengesë.
Ai gjithashtu shton se ky veprim është krejtësisht i papranueshëm dhe flet me shqetësim për humbjen e prodhimit të tij. “Kurre hallall nuk e ka këtë veprim, edhe nëse i han me familje laknat,” thotë ai, duke shfaqur indinjatën për një akt të tillë të pajustifikuar dhe të dëmshëm për familjen e tij dhe gjithë fshatin.
Ky incident ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shtuar shqetësimin për sigurinë e pronës private në atë ato fshatra të Komunës së Preshevës.
Pas këtij rasti, banorët kërkojnë që autoritetet të ndërmarrin masa më të rrepta për parandalimin e vjedhjeve të tilla dhe të sigurojnë mbrojtjen e pronës bujqësore./LUGINALAJMI/