• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga shteti serb, deputeti gjerman: Formë e spastrimit etnik, është krim

10 Korrik, 2024
in Lajme, Lugina
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga shteti serb, deputeti gjerman: Formë e spastrimit etnik, është krim

Aktuell,06.04.2022 Berlin, Michael Roth (Heringen) von der Partei SPD im Portrait bei seiner Rede zur Debatte Aktuelle Stunde - Massaker der russischen Truppen an ukrainischen Zivilisten in Butscha bei der 27. Sitzung des Deutschen Bundestag in Berlin

0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Michael Roth, ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet të ndalë menjëherë diskriminimin sistematik dhe spastrimin etnik të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Një hap i mëtejshëm prapa në rrugën drejt bashkëpunimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor. Serbia diskriminon sistematikisht pakicën shqiptare. Edhe pse kjo formë e spastrimit etnik është jo e dhunshme, ajo mbetet një krim”, shkroi deputeti gjerman.

Ai këtë e tha derisa shpërndau një artikull të Deutsche Welle, ku disa deputetë në Bundestagun gjerman dhe Ministria e Jashtme shprehën shqetësime mbi praktikën e pasivizimit nga autoritetet serbe kundër pakicës shqiptare në jug të Serbisë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Në një përgjigje për DW, Ministria e Jashtme gjermane shprehu shqetësimet e saj për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë: “Fenomeni i të ashtuquajturit ‘pasivizim’ përshkruan masa që pengojnë qasjen e shqiptarëve etnikë në jug të Serbisë në shërbimet publike.

Të prekurve u vështirësohet regjistrimi në vendbanime ose në marrjen e një letërnjoftimi. Shpesh raportohen raste ku organet i çregjistrojnë banorët, pas kontrolleve të bëra enkas, kur ata janë me pushime, në udhëtime, ose nuk janë në banesë për disa ditë. Riregjistrimi ka pengesa të mëdha. Kjo bën që të zvogëlohet numri i anëtarëve të pakicës që janë të regjistruar”, u tha në përgjigje.

Ministria e Jashtme gjermane po ashtu tha se kjo tendencë bie ndesh me obligimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave: “Këto të drejta janë të garantuara si me Kushtetutë dhe me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare. Veç kësaj, Serbia ka ratifikuar Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës. Tendenca e ‘pasivizimit’ të popullsisë shqiptare etnike në jug të Serbisë është në kundërshtim me këto obligime ligjore.”

Sipas një studimi të Institutit Max-Planck nga viti 2023, në vitet e fundit mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë fshirë nga regjistrat pa dëshirën e tyre./Reporteri.net/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:42 am, 2 Korrik, 2025
temperature icon 27°C
i kthjellët
Humidity 22 %
Pressure 1019 mb
Wind 7 mph
Wind Gust: 9 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:59 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Mitrovicë: Zyrtarë policorë ndërhyjnë në një rast urgjent, ofrojnë ndihmën e parë një qytetareje

Mitrovicë: Zyrtarë policorë ndërhyjnë në një rast urgjent, ofrojnë ndihmën e parë një qytetareje

27 Qershor, 2025
Kosova ndan 626 mijë euro për arsimin dhe avokimin e shqiptarëve në Luginë

Kosova ndan 626 mijë euro për arsimin dhe avokimin e shqiptarëve në Luginë

27 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET