Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, gjatë së martes (dje), ka shënuar 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ky event që u organizua nga ambasadori Jetish Jashari u zhvillua në zyret e Kosovës në kryeqytetin serb, Beograd.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin krerët politikë e institucional nga Bujanoci dhe Presheva dhe kore të tjera diplomatike të akredituara në Beograd, si dhe figura të rëndësishme serbe nga sfera e të drejtave të njeriut.
Kjo është hera e dytë, rreshtazi që Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, shënon shpalljen e Pavarësisë së saj./LUGINALAJMI/