-Foto ilustrim-
Një i ri 22 vjeçar është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën në Preshevë.
Aksidenti ka ndodhur dje pas orës 14:00 në rrugën Karposhi në Preshevë, si pasojë e goditjes të automjetit të pasagjerëve të markës “Volkswagen” dhe drejtuesit të motoçikletës, pas së cilës drejtuesi i motoçikletës, i cili ka qenë duke lëvizur nga ana e kundërt, ka goditur një tjetër makinë dhe ka rënë në rrugë. Me këtë rast, motoçiklisti (22) nga Presheva ka pësuar lëndime të rënda.
Fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Shtëpinë e Shëndetësisë në Preshevë, nga ku është transferuar në Spitalin e Vranjës për trajtim të mëtutjeshëm.
Kujtojmë se shtatë ditë më parë në Preshevë një motoçiklist (25) nga Presheva është lënduar rëndë në një aksident trafiku, për shkak të kontaktit të motoçikletës me veturën e pasagjerëve dhe më pas kontaktit me një automjet tjetër./LUGINALAJMI/