Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka shpall konkurs për subcencionimin e bujqëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Me këtë rast, drejtuesit e KKSH-së në “tentim” për të qenë sa më transparent dhe më të drejtë, me anë të disa shkresave u janë drejtuar vetëqeverisjeve lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nga ku, kanë kërkuar që administratat komunale të këtyre komunave, të propozojnë nga një anëtar-ekpsert të lëmive bujqësore për Komisionin vlerësues të aplikacioneve.
Është shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Abelant Zahiri që nëpërmjet një postimi ka kundërshtuar veprimet e KKSH-së, nga ku sipas tij, institucioni që përfaqëson shqiptarët po i kushtëzon anëtarët e komsionit që t’i pranojnë kriteret e konkursit.
“Anëtarët e komisionit të propozuar (profesionist të fushës) nga Komuna e Bujanoc-it për ndarjen e subvencioneve bujqësore kan pranuar një vendim mbi kushtet e këtij konkursi nga KKSH, ky vendim automatikisht e hedh posht punën e këtij komisioni, shkaku bazë është se komisioni duhet të sjell vendimin mbi kushtet e konkursit nga profesionist të fushës, me sa dihet kryetari i KKSH-së nuk është agronom, po edhe të ishte do t’a monopolizonte këtë konkurs ashtu siq ka ndodhur deri tash” – ka shrkuar ndër të tjera, Abelant Zahiri, shef i kabinetit të kryetarit të Bujanocit.
Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i këshilltarit opozitar të PVD-së Rahim Salihi, i cili ka shkruar që: “Saherë që diçka bënë Kosova për Luginën, të njetit njerëz shndrrohen në propaganduesit kryesor të “keqpërdorimit” të rrejshëm e bëhen gardian të profesionalizmit e njohës të mirë të kompetencave”.
“Në vend të asaj, do të ishte më mirë që energjinë negative dhe kohën e kaluar për të paragjykuar e njollosur, ta shfrytëzojmë që t’i inkurajojmë bujqit e Luginës të konkurojnë e përfitojnë nga fondi i Qeverisë së Republikës së Kosovës” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Salihit.
Kujtojmë që, konkursi për subvencionimin e bujqëve lokal prej 1 milion eurove nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar, është shpall sot, dhe do të jetë i hapur deri më 8 nëntor./LUGINALAJMI/