Dy shtabet zgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë dhe Bujanoc, kanë njoftuar opinion e gjerë, që të mërkuren (29 maj), do të organizojnë Tubim elektoral në Prishtinë, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Tubimi do të organizohet të mërkuren, në Amfiteatrin madh të Fakultetit Juridik me fillim prej orës 18:00h dhe do të mbahet në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet lokale të 2 qershorit, që do të zhvillohen në Bujanoc dhe Preshevë, ku për kryetar garojnë Ardita Sinani (Preshevë) dhe Ragmi Mustafi (Bujanoc).
Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në ketë Tubim elektoral për zgjedhjet në Luginë, hapur dëshmom që Qeveria e Republikës së Kosovës, mbështet kamdidatët për kryetar komune nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafën.
Kujtojmë që, Ardita Sinani, vite më parë është emëruar këshilltare e kryeministrit të Kosovës për Luginë të Preshevës, ndërsa bashkëpartiaku i saj, Ragmi Mustafi, është emëruar këshilltar për dialog me Serbinë në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi, aktualisht janë në garë për kryetar të komunave, Preshevë dhe Bujanoc nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit./LUGINALAJMI/