• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Rënia e numrit të nxënësve dhe mosnjohja e diplomave nga Kosova rëndojnë gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe në Serbi

22 Gusht, 2024
in Lajme, Lugina
Rënia e numrit të nxënësve dhe mosnjohja e diplomave nga Kosova rëndojnë gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe në Serbi
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Rënia e numrit të nxënësve në shkolla është një nga problemet kryesore të arsimit në rajon, ka theksuar sot në Bujanoc, Fejzi Beqiri, kryeshef për arsim në Komunën e Bujanocit, në tribunën e organizuar të mërkurën nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut. “Shkollat fillore në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit kanë më pak se 1.800 nxënës në 20 vitet e fundit”, ka thënë ai në cilësinë e panelistit.

Për Enkel Rexhepin, nënkryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Republikën e Serbisë, mungesa e vullnetit politik nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare si problem që tashmë shënon 16 vjetorin e tij, shpërfaq një nga problemet kryesore aktuale të arsimit në gjuhën shqipe në Serbi.

Çështja e moszgjidhjes së teksteve mësimore në gjuhën shqipe për ciklin e mesëm dhe partizimi i administrimit të shkollave ishin shqetësimet e tjera të paraqitura nga Ismail Pajaziti, sekretar i shkollës fillore ‘Sami Frashëri’ në Lluçan.

Ndërsa gazetari Jeton Ismaili ka ngritur nevojën e mbështetjes më të madhe dhe më proporcionale të mediave në gjuhën e pakicës kombëtare shqiptare dhe aktiviteteve kulturore shqiptare nga ana e Ministrisë së Teknologjisë dhe Informimit, Ministrisë së Kulturës dhe pushtetet lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Tribuna ‘Arsimi, Kultura dhe Media në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë’ është organizuar në kuadër të projektit “Serbia e jugut – Sundimi i ligjit për të gjithë”, të cilin po e implementon Këshilli për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e The Rockefeller Brothers Fund.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:59 am, 3 Korrik, 2025
temperature icon 17°C
i kthjellët
Humidity 56 %
Pressure 1020 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:00 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Reagon edhe Sali Salihi i PD-së: Vendimi për mbështetjen mediale nuk është befasi, është firmë e kryetarit Pajaziti

Reagon edhe Sali Salihi i PD-së: Vendimi për mbështetjen mediale nuk është befasi, është firmë e kryetarit Pajaziti

2 Korrik, 2025
Pajaziti reagon pas publikimit të rezultateve për projektet mediale: Komisioni nuk reflekton realitetin lokal

Pajaziti reagon pas publikimit të rezultateve për projektet mediale: Komisioni nuk reflekton realitetin lokal

2 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET