• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Rojeviq: Prej orës 18:00h do të bllokohen vendkalimet me Kosovën, “Konçuli” për momentin, nuk është në plan që të bllokohet

6 Shtator, 2024
in Lajme, Lugina
Rojeviq: Prej orës 18:00h do të bllokohen vendkalimet me Kosovën, “Konçuli” për momentin, nuk është në plan që të bllokohet
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Shoqatës së Qytetarëve të Qarkut Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se të premten (sot), do të fillojë bllokada shumëditore e vendkalimeve kufitare me Kosovën.

Rojeviq tha për agjencinë Beta se bllokimi do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë kalimet nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.

“Bllokada do të fillojë të premtën prej orës 18:00 dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’i kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin në veri të Kosovës”, tha Rojeviq.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve.

“Ne do të bllokojmë vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore dhe vendkalimin Kullë në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi Konçul nuk do të bllokohet për momentin. Ne do të lejojmë vetëm veturat e spitalit, si dhe të gjitha automjetet dhe pasagjerët e tjerë me dokumente serbe. Nëse dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në Kosovë, të ‘ashtuquajturat’ dokumente të Republikës së Kosovës nuk mund të vlejnë as në Serbinë qendrore”, tha Rojeviq dhe shtoi se në çdo vendkalim do të marrin pjesë së paku 400 persona në bllokadë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:55 am, 19 Shtator, 2025
temperature icon 11°C
i kthjellët
Humidity 70 %
Pressure 1029 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:17 am
Sunset: 6:36 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET