• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Tribuna e KDNJ: Integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në institucione – zotimi më iparealizuari procesit të paskonfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

4 Nëntor, 2024
in Lajme, Lugina
Tribuna e KDNJ: Integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në institucione – zotimi më iparealizuari procesit të paskonfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

“Integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në institucionet publike (në nivel jolokal) që në thelbin e tij është ‘më qenësori i procesit paqësor’ mbetet edhe më i dështuari në implementim nga qëllimet e përcaktuara në procesin e paskonfliktit“, ka deklaruar Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, në tribunën „(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, në prani të përfaqësuesve intitucional,  politik dhe të shoqërisë civile. 

Përfaqësimi/integrimi në institucionet publike nënkupton marrjen e masave urgjente për të siguruar ‘pjesëmarrjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore’ në përputhje me ‘strukturën proporcionale të popullsisë së këtyre komunave’. Kjo kërkesë bazohet në Nenin 21 të Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, Neni 77 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe Neni 15 të Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, që ju garanton minoriteteve ‘pjesëmarrjen në jetën publike dhe barazinë me rastin e punësimit në shërbimet publike’.

Mirëpo, megjithë këtë kornizë kushtetuese dhe ligjore, si dhe megjithë tri marrëveshjet e posaçme për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, të dhënat dëshmojnë nënpërfaqësimin e lartë të shqiptarëve në institucionet e nivelit rajonal dhe republikan, në komunën e Medvegjës edhe në nivel lokal.

Me këtë rast, përgjatë diskutimit u ngrit edhe çështja e shumetnicitetit në nivel komunal, ku nuk është respektuar ndërvite ‘parimi i qeverisjes shumetnike’ në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke reflektuar vështirësitë e ndërtimit të institucioneve shumetnike edhe në nivel lokal.

Deputeti i pakicës kombëtare shqiptare në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se i tërë procesi i paskonfliktit në përgjithësi, si dhe integrimi i shqiptarëve në institucione në veçanti, po stagnon nga viti 2003, e që mund të ndërlidhet edhe me vrasjen e ish-kryeminsitrit Zoran Gjingjiq. „I ashtuquajturi proces paqësor, përkatësisht integrimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit, që ishte ndër synimet e Planit dhe Programit qeveritar për zgjidhjen e konflikteve në Luginën e Preshevës, pati rezultate pozitive vetëm në fazën fillestare (2001-2003)”, ka shtuar ai.

Me rastin e kësaj tribune është prezentuar edhe hulumtimi „Procesi i paskonfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: (Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”, ku shqyrtohet pozita aktuale dhe sfidat e mundësitë të procesit të integrimit të pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Serbisë. Ky hulumtim trajton përparimet, ngecjet dhe vështirësitë kryesore të procesit së paskonfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; duke adresuar aktet ndërkombëtare dhe normat kushtetuese e ligjore të cilat trajtojnë çështjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare, dokumentet kryesore që janë rezultat i marrëveshjeve ndërmjet autoriteteve republikane dhe përfaqësuesve të shqiptarëve nga jugu i Serbisë/Lugina e Preshevës, si dhe të dhënat e (mos)zbatimit të tri marrëveshjeve, veçmas ‘Planit Shtatëpikësh’ (7PP), që është edhe baza e dialogut të tanishëm ndërmjet përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Tribuna „(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi” është organizuar në kuadër të projektit “Serbia e jugut – Sundimi i ligjit për të gjithë”, të cilin po e implementon Këshilli për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e The Rockefeller Brothers Fund.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
11:31 pm, 18 Shtator, 2025
temperature icon 14°C
i kthjellët
Humidity 59 %
Pressure 1028 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:15 am
Sunset: 6:38 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET