Kjo narrativë, që synon të zhvendosë fajin nga politikat shtypëse të Beogradit tek shqiptarët, është një përpjekje e qëllimshme për të manipuluar opinionin publik dhe për të justifikuar veprime të mëtejshme represive ndaj popullit shqiptar të Luginës së Preshevës.
Deklarata ku Mitroviq akuzon figura të rëndësishme politike shqiptare, duke pretenduar se ata janë pjesë e një komploti për destabilizimin e Serbisë, ai thotë se Shaip Kamberi “…Sigurisht që lidhet në masë të madhe me Kurtin, sepse e keni Ardita Sinanin, që është këshilltare e Kurtit, kemi Ragmi Mustafi, që është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc këshilltar i Besnik Bislimit. Natyrisht, që po zbatojnë urdhra për të destabilizuar situatën në jug të Serbisë …” janë jo vetëm të papërgjegjshme, por edhe të rrezikshme.
Këto akuza janë të pabaza dhe të pasakta, por më shqetësues është toni i dhunshëm dhe linçues i Mitroviqit. Duke përhapur këtë propagandë të rrezikshme, ai nxit urrejtje dhe ndarje etnike, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Për më tepër, Mitroviqi pretendon se shqiptarët kanë një qëllim të fshehtë për të dëbuar serbët nga këto komuna, një akuzë e pabazë që vetëm sa përforcon sentimentin shovinist dhe tensionet ndëretnike. Përpjekje kjo, për të polarizuar më tej shoqërinë dhe për të legjitimuar çdo veprim të ardhshëm represiv ndaj shqiptarëve duke thënë “… Qëllimi është që serbët të dëbohen nga këto komuna në Serbi, të pakënaqur me mënyrën e jetesës marrin vendimi për largim si qëllimi përfundimtar…”
Është e qartë se Trupi Koordinues, në vend që të luajë rolin e tij si një institucion për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, është shndërruar në një mjet manipulativ për të thelluar ndarjet dhe për të nënshtruar komunitetin shqiptar. Mitroviqi, i cili duket i paaftë të kuptojë rëndësinë e funksionit të tij, ka shndërruar Trupin Koordinues në një institucion që promovon urrejtjen dhe përçarjen, duke reflektuar politikën zyrtare të shtetit serb.
Turpi i Trupit ç’Koordinues me këtë nxitë urrejtjen ndërnacionale, shënjestron armiqtë e serbëve në Luginën e Preshevës dhe padiskutim vë e në rrezik permanent sigurinë e angazhimit politik të pjesëtarëve të pakicave e në veçanti të shqiptarëve që kundërshtojnë politikat zyrtare të Vuçiq.
I përhumburi në funksionin të cilit as nuk ia dinë rëndësinë e as që ushtron me nder, ka nxjerr llumin e urrejtjes politike e nacionaliste duke e shpërfaqë si politikë zyrtare jo vetëm të Trupit Koordinues, jo vetëm të partisë/shtet por të gjithë eshtablishmentit të Republikës së Serbisë.
Nga kohështrirja e Ragmi Mustafit, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar