• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Analizë politike: Rreshtimet e partive politike të Luginës për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

8 Dhjetor, 2025
in Lajme, Lugina
Reagime të ashpra në Luginë ndaj emërimit të Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë po marrin vëmendje të konsiderueshme edhe në Luginën e Preshevës, ku aktorët politikë lokalë tradicionalisht kanë ndjekur nga afër zhvillimet politike në Kosovë. Edhe në këtë cikël zgjedhor, disa prej subjekteve dhe përfaqësuesve të tyre kanë shprehur publikisht preferenca për parti të caktuara kosovare. Këto orientime pasqyrojnë natyrën e lidhjeve politike dhe shoqërore të bashkësise shqiptare të Luginës me proceset zgjedhore kosovare, të cilat shpesh kanë prodhuar reflektime në dinamikat lokale.

PVD – mbështetje e artikuluar për Vetëvendosjen

Partia për Veprim Demokratik (PVD) shfaqet si subjekti që ka artikuluar më qartë mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje, përkundër afërsisë së saj të dikurshme me LDK-ën. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka dalë publikisht në përkrahje të Albin Kurtit dhe VV-së, një qëndrim që vihet re edhe te bashkëpunëtorët e saj dhe këshilltarët komunalë të PVD-së në Preshevë. Ragmi Mustafi, kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc, ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm, duke krijuar një linjë të ngjajshme politike brenda strukturave të partisë.

Kjo mbështetje është evidencuar edhe në nivelin e përfaqësimit të shqiptarëve në Luginë. Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar (PVD), ka marrë pjesë në tubime parazgjedhore të VV-së dhe ka shprehur hapur mbështetjen e tij. Po ashtu, kryetari i PVD-së, deputeti Shaip Kamberi, bashkë me zyrtarë të tjerë të partisë nga Bujanoci, është parë i pranishëm në aktivitete të VV-së. Këto paraqitje të koordinuara e vendosin PVD-në si subjektin më të afërt me Vetëvendosjen në këtë fazë zgjedhore.

PDSH – orientim kah PDK-ja

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e drejtuar nga Ragmi Mustafa, njihet për lidhjet e saj më të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë orientim e kanë theksuar paraqitjet publike të Ardian Aliut, zyrtar i PDSH-së, i cili edhe në zgjedhjet e kaluara ka shprehur mbështetje për PDK-ën. Kjo prirje e vendos PDSH-në në një marrëdhënie të qartë komunikimi dhe afërsie me strukturat e PDK-së.

Partia Demokratike – drejtim i qëndrueshëm kah PDK-ja

Edhe Partia Demokratike (PD) në Bujanoc, e drejtuar nga Nagip Arifi, shfaq afërsi me PDK-në. Arifi ka uruar publikisht Bedri Hamzën pas marrjes së drejtimit të partisë dhe ka komunikuar vazhdimisht me përfaqësues të PDK-së. Ky rreshtim politik është në vazhdën e kontakteve të mëhershme dhe i vendos strukturat e PD-së në Bujanoc më afër këtij subjekti kosovar.

LPD – marrëdhënie të konsoliduara me AAK-në

Lëvizja për Progres Demokratik, e përfaqësuar nga Shqiprim Musliu, ka ruajtur raport të qëndrueshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Musliu është parë në fushatën zgjedhore të AAK-së në Gjilan në zgjedhjet e mëparshme dhe besohet se ruan komunikim të vazhdueshëm me struktura të kësaj partie. Ky orientim reflekton një lidhje të konsoliduar ndërmjet LPD-së dhe AAK-së.

APN – qasje e diferencuar sipas degëve

Alternativa për Ndryshim (APN) përfaqëson një rast më kompleks në raport me preferencat politike ndaj partive të Kosovës. Në Preshevë, APN ka kultivuar marrëdhënie të mira me përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së. Kjo qasje është interpretuar si një vijim i kontakteve të krijuara në procese të ndryshme politike.

Në Bujanoc, situata është e ndryshme. Kryetari i APN-së në këtë komunë, Arbër Pajaziti, është afruar më shumë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai kishte mbështetur publikisht kandidatin e LDK-së, Arbër Ismajli, për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në linjë me këtë qëndrim konsiderohet të jetë edhe Sami Salihu, ish-kryetar i Kuvendit të Preshevës. Kjo e bën APN-në subjektin me orientimet më të larmishme brenda struktures së vet.

Figurat neutrale

Disa figura lokale nuk janë pozicionuar publikisht ndaj partive politike të Kosovës. Midis tyre është Driton Rexhepi, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, për të cilin nuk ka të dhëna të qarta rreth orientimit të tij politik në raport me zgjedhjet e 28 dhjetorit. Qëndrimi i tij mund të interpretohet si neutral në këtë fazë.

Kujtojmë që zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë do të shërbejnë si një moment që do t’a bëjnë të dukshme pozicionimet politike të partive dhe përfaqësuesve lokalë në Luginën e Preshevës. Secili subjekt ka ruajtur ose ka përditësuar orientimet e veta tradicionale, duke reflektuar interesa politike, bashkëpunime të mëparshme dhe perceptime të ndërtuara ndër vite. Këto preferenca mbeten pjesë e një procesi më të gjerë të ndërveprimit politik ndërmjet Luginës dhe Kosovës, i cili vazhdon të jetë i pranishëm në çdo cikël zgjedhor./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:36 am, 13 Janar, 2026
temperature icon -5°C
i vrenjtur
Humidity 90 %
Pressure 1027 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 1 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 7:00 am
Sunset: 4:21 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

12 Janar, 2026
Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

12 Janar, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET