-Foto ilustrim-
Policia në Bujanoc do të paraqesë kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Vranjës ndaj një 56-vjeçari dhe një 21-vjeçari nga Bujanoci, për ekzistencën e dyshimeve se ata kanë kryer vepra penale për mbajtje të paligjshme të drogës dhe prodhimin, mbajtjen, mbajtjen dhe tregtimin e armëve dhe lëndëve shpërthyese.
Në shtëpinë e 56-vjeçarit, policia ka gjetur 16 gram substancë të pluhurosur për të cilën dyshohet se është kokainë, si dhe një pistoletë me dy korniza dhe 12 fishekë.
Po ashtu, në të njëjtën shtëpi janë gjetur më shumë se 36 gram substancë për të cilën dyshohet se është marihuanë, si dhe tri korniza për pushkë automatike dhe 72 fishekë, që dyshohet se i përkasin 21-vjeçarit./LUGINALAJMI/