Ish kryetarja e qytetit të Nishit, Dragana Sotirovski, është arrestuar në kalimin kufitar të Preshevës, kur ajo ka tentuar të hyjë në Serbi. Burime jozyrtare për N1 konfirmuan se Sotirovski është prangosur.
Mendohet se ajo ka udhëtuar nga Greqia, ku sipas informacionit jozyrtar, ka një shtëpi. Sotirovski u arrestua si pjesë e vazhdimit të operacionit kundër korrupsionit, të cilin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e shpalli disa javë më parë.
Në kuadër të kësaj aksioni, mëngjesin e sotëm janë arrestuar edhe Zoran Stanojeviç, pronar i kompanisë “Sim Puk” nga Maloshishta, si dhe Damir dhe Dejan Nikolliq, pronarë të firmës “Vodomonteri Lalinac”. Ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me Sotirovskin për të dëmtuar buxhetin e qytetit të Nishit për disa miliona euro.
Sipas hetimeve, ata dyshohen se kanë ndihmuar në kryerjen e punimeve në sistemin e ujësjellësit si “punë emergjente”, duke i rritur shumë çmimet e punëve të kryera. Policia ka konfiskuar edhe automjetet e dy vëllezërve Nikolliq, një “Ford Raptor F150” dhe një “VW”./LUGINALAJMI/