• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Basketbollistja Nejira Zeqiri nga Bujanoci, pjesë e Reprezentacionit të Kosovës në basketboll U14

18 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina, Sporti
Basketbollistja Nejira Zeqiri nga Bujanoci, pjesë e Reprezentacionit të Kosovës në basketboll U14
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Bujanoci shënon një sukses të ri sportiv përmes talentit dhe përkushtimit të basketbollistes së re Nejira Zeqiri, e cila është përzgjedhur të marrë pjesë në kampin nacional të Reprezentacionit U14 të Kosovës. Ajo është përzgjedhur në mesin e 60 pjesëmarrësve nga e gjithë Kosova, duke përfaqësuar me krenari Klubin e Basketbollit “Elita” dhe qytetin e saj të lindjes.

Ky moment historik është pritur me emocione të mëdha nga trajneri i klubit “Elita”, Gent Aliti, i cili përmes një shkrimi të ndjerë ka ndarë rrugëtimin e tij dhe të klubit drejt këtij suksesi. “Në nëntor të vitit 2022, mora frymën e parë si trajner në një turne mbarëkombëtar në Prishtinë. Që nga ajo ditë, kemi kaluar vite të mbushura me sfida, emocione e shumë mund,” ka shkruar ai.

Sukseset e klubit “Elita” nuk kanë munguar as në vitet e fundit: vajzat U12 janë kualifikuar për herë të parë në ligën cilësore, ndërsa djemtë U14 kanë fituar ligën dimërore dy herë radhazi. Por përzgjedhja e Nejira Zeqirit nga Kombëtarja e Kosovës vlerësohet si kulmi i punës shumëvjeçare dhe përkushtimit të gjithë ekipit.

Trajneri Aliti ka falënderuar bashkëpunëtorin e tij të ngushtë dhe pronarin e klubit, Albion S. Selimi, për besimin dhe mundësinë që i ka dhënë për të ndërtuar një rrugëtim me kuptim. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së marrë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, përmes fondeve të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që kanë qenë vendimtare për zhvillimin e fëmijëve të këtij komuniteti.

Një falënderim i veçantë i është dedikuar edhe Albin Fetahut, ish-lojtar dhe sot bashkë-trajner në klub, i cili së bashku me Alitin ka ndarë çdo barrë dhe përgjegjësi për suksesin e të rinjve. “Nuk kemi punuar për të bërë përshtypje, kemi punuar për të bërë ndryshim,” shkruan Aliti, duke theksuar se puna e tyre për më shumë se dy vjet është bërë pa shpërblim financiar, por me shumë dashuri dhe përkushtim.

Përzgjedhja e Nejira Zeqirit është më shumë se një arritje personale — është një dëshmi se puna vullnetare, kur bëhet me zemër, sjell ndryshime reale. Dhe siç përfundon Aliti: “Ky është vetëm fillimi. E ardhmja është para nesh dhe e ndritshme.”/LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:47 am, 18 Tetor, 2025
temperature icon 11°C
të mbuluar me re
Humidity 91 %
Pressure 1020 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 2 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:49 am
Sunset: 5:46 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Paraburgim për ndihmësin e kryetarit të Komunës së Bujanocit dhe babain e tij këshilltar komunal pas rrahjes brutale të një polici në pension

Paraburgim për ndihmësin e kryetarit të Komunës së Bujanocit dhe babain e tij këshilltar komunal pas rrahjes brutale të një polici në pension

16 Tetor, 2025
Aleksandar Olenik: Pasivizimi i adresave po përdoret për të përjashtuar shqiptarët nga jeta publike

Aleksandar Olenik: Pasivizimi i adresave po përdoret për të përjashtuar shqiptarët nga jeta publike

14 Tetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET